Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u rikthye sërish dje në Zvërnec. Në një postim të publikuar këtë të diel në rrjetet sociale, kreu i qeverisë Rama u bëri apel “revolucionarëve”, siç i quajti ai, që gjatë vizitave në zonë të mos dëmtojnë mjedisin që pretendojnë se po mbrojnë.

“Kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre, se do kujtojnë të shkretët zogj se filloi ndërtimi i parkimit aty, e do marrin arratinë siç e kishin marrë përpara moratoriumit 10-vjeçar të gjuetisë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Duke ndarë foto nga protesta në Zvërnec, ai tha se automjetet duhet të lihen pranë rrugës dhe vizitorët të ecin në këmbë deri në bregdet, në mënyrë që të mos shqetësojnë shpendët.

“T’i lënë rrotat tek rruga automobilistike e të ecin si flamingo deri tek buza e detit pa u trembur nga papastërtitë, por mundësisht pa i shtuar ato si dje që i kishin lënë mbrapa kanoçet e birrës, ju uroj të gjithëve një të diel të qetë”, u shpreh Rama./Periskopi

Të ngjashme
Kaq qytetarë votuan deri më tani

Kaq qytetarë votuan deri më tani

Mali i Zi do të vazhdojë angazhimin në misionin e NATO-s në Kosovë, paralajmëron modernizimin e ushtrisë

Mali i Zi do të vazhdojë angazhimin në misionin e NATO-s në Kosovë, paralajmëron modernizimin e ushtrisë

Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Me sigurim u bëri presion qytetarëve sot në mëngjes

Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Me sigurim u bëri presion qytetarëve sot në mëngjes

Hamza pas votimit: Sot vendosim për 4 vitet e ardhshme të Kosovës

Hamza pas votimit: Sot vendosim për 4 vitet e ardhshme të Kosovës

Gjini: Qytetarët duhet ta thonë sot fjalën e tyre

Gjini: Qytetarët duhet ta thonë sot fjalën e tyre

Klubi i Malishevës reagon pas ndarjes nga jeta të ish-lojtarit Fatjon Bunjaku

Klubi i Malishevës reagon pas ndarjes nga jeta të ish-lojtarit Fatjon Bunjaku

Bedri Hamza voton në Mitrovicë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij

Bedri Hamza voton në Mitrovicë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ambasadori Hargreaves vizitë në KQZ: Tani i takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë

Ambasadori Hargreaves vizitë në KQZ: Tani i takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë

Ja cila komunë ka regjistruar pjesëmarrjen më të ulët deri më tani

Ja cila komunë ka regjistruar pjesëmarrjen më të ulët deri më tani

Ardian Gjini voton në Gjakovë

Ardian Gjini voton në Gjakovë

Mërgimtari: Votën e ushtroj atje ku jetoj, në Kosovë vij vetëm për pushime

Mërgimtari: Votën e ushtroj atje ku jetoj, në Kosovë vij vetëm për pushime

Haradinaj i shoqëruar nga nëna Rukë voton në Gllogjan

Haradinaj i shoqëruar nga nëna Rukë voton në Gllogjan

0:000:00