Haradinaj i shoqëruar nga nëna Rukë voton në Gllogjan

Ish kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shfrytëzuar të drejtën e votës në Gllogjan.
Haradinaj i shoqëruar nga nëna e tij ka votuar në orët e hershme të mëngjesit.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës.
"Bashkë me Nanën Rukë votuam në Gllogjan. Votoni edhe ju!
Me votën tuaj vendosni për Kosovën e për vitet që vijnë", ka shkruar ai./Periskopi
Postimi i plotë:











