Lajm i trishtë: Ndërron jetë futbollisti kosovar Fatjon Bunjaku

Lajm i trishtë: Ndërron jetë futbollisti kosovar Fatjon Bunjaku

Futbolli kosovar është goditur nga një lajm i rëndë. Ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike futbollisti Fatjon Bunjaku, në moshën 22-vjeçare.

Bunjaku, i cili së fundmi ishte pjesë e Elbasanit në Shqipëri, gjatë karrierës së tij kishte luajtur për disa skuadra të njohura në Kosovë, ndërsa kishte qenë edhe pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës, ku konsiderohej një prej futbollistëve me perspektivë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga faqja zyrtare e fshatit Samadraxhë, e cila ka njoftuar se 22-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.

"Ka ndërruar jetë tragjikisht Fatjon Fatmir Bunjaku. Të nderuar bashkëvendas, ju njoftojmë që mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fatjon Fatmir Bunjaku. Për ditën dhe orën e varrimit do t'ju njoftojmë me kohë. Në emër të të gjithë banorëve të fshatit ju shprehim ngushëllime familjes Bunjaku", thuhet në njoftim, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Vdekja e parakohshme e Bunjakut ka tronditur familjarët, miqtë dhe mbarë komunitetin e futbollit, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë reagime edhe nga klubet ku ai ka luajtur dhe nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Bunjaku ka luajtur për Malishevën, Lirinë, Gjilanin dhe Trepçën. /Periskopi/



Të ngjashme
Kaq qytetarë votuan deri më tani

Kaq qytetarë votuan deri më tani

Mali i Zi do të vazhdojë angazhimin në misionin e NATO-s në Kosovë, paralajmëron modernizimin e ushtrisë

Mali i Zi do të vazhdojë angazhimin në misionin e NATO-s në Kosovë, paralajmëron modernizimin e ushtrisë

Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Me sigurim u bëri presion qytetarëve sot në mëngjes

Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Me sigurim u bëri presion qytetarëve sot në mëngjes

Hamza pas votimit: Sot vendosim për 4 vitet e ardhshme të Kosovës

Hamza pas votimit: Sot vendosim për 4 vitet e ardhshme të Kosovës

Gjini: Qytetarët duhet ta thonë sot fjalën e tyre

Gjini: Qytetarët duhet ta thonë sot fjalën e tyre

Klubi i Malishevës reagon pas ndarjes nga jeta të ish-lojtarit Fatjon Bunjaku

Klubi i Malishevës reagon pas ndarjes nga jeta të ish-lojtarit Fatjon Bunjaku

Bedri Hamza voton në Mitrovicë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij

Bedri Hamza voton në Mitrovicë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ambasadori Hargreaves vizitë në KQZ: Tani i takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë

Ambasadori Hargreaves vizitë në KQZ: Tani i takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë

Ja cila komunë ka regjistruar pjesëmarrjen më të ulët deri më tani

Ja cila komunë ka regjistruar pjesëmarrjen më të ulët deri më tani

Ardian Gjini voton në Gjakovë

Ardian Gjini voton në Gjakovë

Mërgimtari: Votën e ushtroj atje ku jetoj, në Kosovë vij vetëm për pushime

Mërgimtari: Votën e ushtroj atje ku jetoj, në Kosovë vij vetëm për pushime

Haradinaj i shoqëruar nga nëna Rukë voton në Gllogjan

Haradinaj i shoqëruar nga nëna Rukë voton në Gllogjan

0:000:00