Nis votimi në Kosovë, Radoniqi u bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, sapo e ka përfunduar të drejtën e tij për të votuar në qytetin e Pejës.
Ai ka thënë se shpreson që në të gjithë vendin ka filluar në ora 07:00 votimi nëpër të gjitha qendrat e votimit.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese.
“Në ora 07:00 ka filluar procesi zgjedhor në këtë qendër të votimit, unë besoj se në të gjithë Kosovën ka filluar në ora 7 procesi zgjedhor. Unë ftoj qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Me zgjedhjen e tyre do të zgjedhjen përfaqësuesit tonë për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Radoniqi. /Periskopi











