Kosova sot voton

Kosova sot voton

Kosova sot mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të shpallura pas dështimit të forcave politike për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Këto janë zgjedhjet e treta për Kuvendin e Kosovës brenda 16 muajve, pas atyre të 9 shkurtit 2025 dhe zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit të vitit të kaluar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nën masa të shtuara sigurie dhe me përcjellje të Policisë së Kosovës, ka shpërndarë materialin zgjedhor në qendrat komunale të numërimit. Fletëvotimet, listat përfundimtare të votuesve dhe vulat zgjedhore do të ruhen nga ekipet policore deri në hapjen e vendvotimeve.

Sipas të dhënave të KQZ-së, për procesin zgjedhor janë shtypur gjithsej 1,778,300 fletëvotime. Prej tyre, 1,605,000 janë destinuar për votimin e rregullt, 19,450 për votimin me kusht, 13,500 si rezervë dhe 3,500 për votuesit me nevoja të veçanta.

Të drejtën e votës në këto zgjedhje e kanë 2,092,174 qytetarë, ose 15,884 më shumë krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor.

Për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka angazhuar mbi 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të monitorojnë procesin në të gjitha komunat e vendit deri në përfundimin e tij.

Prokurori i Shtetit ka ftuar qytetarët, subjektet politike dhe organizatat e ndryshme që të raportojnë çdo rast të dyshuar të manipulimit apo keqpërdorimit të votës.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka finalizuar planin operacional për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, duke paraparë angazhimin e një numri të konsiderueshëm të zyrtarëve policorë, kryesisht nga njësitë e rendit publik, si dhe, sipas nevojës, nga profile të tjera operative.

Policia ka bërë të ditur se synon të sigurojë një ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët, duke garantuar rendin dhe sigurinë publike para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor, si dhe mbrojtjen e qendrave të votimit, depove komunale dhe Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve./Periskopi


Të ngjashme
Nis votimi në Kosovë, Radoniqi u bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre

Nis votimi në Kosovë, Radoniqi u bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht

Mbi 16 mijë qytetarë ushtrojnë për herë të parë të drejtën e votës sot

Mbi 16 mijë qytetarë ushtrojnë për herë të parë të drejtën e votës sot

Mbi 100 prokurorë në terren për mbrojtjen e votës

Mbi 100 prokurorë në terren për mbrojtjen e votës

Moti sot, temperatura deri në 27°C

Moti sot, temperatura deri në 27°C

Alarm për tritol në një automjet në Vlorë, Policia në vendngjarje

Alarm për tritol në një automjet në Vlorë, Policia në vendngjarje

Izraeli thotë se ka goditur 150 'objektiva të Hezbollahut' në Liban - publikon pamje

Izraeli thotë se ka goditur 150 'objektiva të Hezbollahut' në Liban - publikon pamje

Fitim Havolli falënderon qytetarët për mbështetjen: Do të jem 100% zëri juaj në Kuvend

Fitim Havolli falënderon qytetarët për mbështetjen: Do të jem 100% zëri juaj në Kuvend

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

BE kërkon zgjedhje të qeta në Kosovë, institucionet paralajmërojnë masa ndaj ndërhyrjeve në procesin zgjedhor

BE kërkon zgjedhje të qeta në Kosovë, institucionet paralajmërojnë masa ndaj ndërhyrjeve në procesin zgjedhor

Kurti nuk i ndal thumbimet as në orët e fundit të fushatës: Nëse dikur kishim shtet për disa, tash për krejt

Kurti nuk i ndal thumbimet as në orët e fundit të fushatës: Nëse dikur kishim shtet për disa, tash për krejt

Gjini: Kthejani ëndrrën Kosovës – s’mund ta lëmë të varfër dhe të shkretë

Gjini: Kthejani ëndrrën Kosovës – s’mund ta lëmë të varfër dhe të shkretë

0:000:00