Hapet votimi në Pejë, mungon tavolina informuese në shkollën Lidhja e Pejës

Hapet votimi në Pejë, mungon tavolina informuese në shkollën Lidhja e Pejës

Në qendrën e votimit në shkollën “Lidhja e Pejës”, në Pejë, siç informoi edhe menaxherja e kësaj qendre, Mejreme Kolica-Shatri, tashmë prej disa proceseve zgjedhore mungon tavolina informuese.

Ajo tha se gjithsej në këtë shkollë të drejtë vote kanë 4.229 votues, ndërsa sipas saj tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet.


“Po, gjithçka është gati. Janë bërë të gjitha përgatitjet. Të drejtë vote kanë prej orës 07:00 dhe çdo gjë është në rregull. Numri i votuesve në këtë qendër është 4.229. Mund të votohet në pesë vendvotime. Materialin sensitiv dhe josensitiv e kemi marrë me kohë, kam qenë edhe vetë pjesëmarrëse. Kemi bërë me herët që të ketë tavolinë informuese, por ajo mungon, sidomos në zgjedhjet e fundit, dhe kemi kaluar në procesin me libër. Roli i tavolinës është që votuesi të orientohet më lehtë, por prapëseprapë informatat janë të vendosura në derë, në mënyrë që qytetarët të informohen për votimin. Jemi mësuar pak, shkakton probleme, por tashmë janë mësuar edhe votuesit dhe e dinë që jemi në qendër të votimit. Megjithatë, do të ishte mirë të ishte edhe tavolina informuese”, tha ajo, për KosovaPress, transmeton Periskopi.


Ndërsa, ajo theksoi edhe një problem, se punëtorët teknikë, edhe pse janë të angazhuar, nuk paguhen për angazhimin e tyre. Sipas saj, problem tjetër është edhe mosardhja me kohë e komisionerëve në qendrën e votimit./Periskopi

Të ngjashme
Nis votimi në jug dhe veri të Mitrovicës

Nis votimi në jug dhe veri të Mitrovicës

Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku mund të raportoni çdo rast të kundërligjshëm

Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku mund të raportoni çdo rast të kundërligjshëm

Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit

Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit

Hapet qendra më e madhe e votimit në Prishtinë

Hapet qendra më e madhe e votimit në Prishtinë

Nis votimi në Kosovë, Radoniqi u bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre

Nis votimi në Kosovë, Radoniqi u bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht

Mbi 16 mijë qytetarë ushtrojnë për herë të parë të drejtën e votës sot

Mbi 16 mijë qytetarë ushtrojnë për herë të parë të drejtën e votës sot

Kosova sot voton

Kosova sot voton

Mbi 100 prokurorë në terren për mbrojtjen e votës

Mbi 100 prokurorë në terren për mbrojtjen e votës

Moti sot, temperatura deri në 27°C

Moti sot, temperatura deri në 27°C

Alarm për tritol në një automjet në Vlorë, Policia në vendngjarje

Alarm për tritol në një automjet në Vlorë, Policia në vendngjarje

Izraeli thotë se ka goditur 150 'objektiva të Hezbollahut' në Liban - publikon pamje

Izraeli thotë se ka goditur 150 'objektiva të Hezbollahut' në Liban - publikon pamje

0:000:00