Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku mund të raportoni çdo rast të kundërligjshëm

Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku mund të raportoni çdo rast të kundërligjshëm

Policia e Kosovës, bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve institucionale, ka hartuar urdhrin operativ dhe ka bërë të gjitha planifikimet lidhur me “Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, të cilat do të mbahen sot, më 7 qershor 2026.

Në njoftim bëhet e ditur se përmes urdhrit operativ, parashihen të angazhohet një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kryesisht të rendit publik, por sipas nevojës mund të angazhohen edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës, përfshirë pajisjet e nevojshme logjistike, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Plani operativ përfshin katër faza:

Periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese,


Angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore,

Garantimi i sigurisë në ditën e zgjedhjeve dita (Z),

Periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së, të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.

Faza e parë tashmë është realizuar dhe Policia thekson se aktualisht janë në zbatimin e fazës së dytë, të angazhimit në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore, për të vazhduar sipas planit me fazat tjera, deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Qëllimi i këtij urdhri operativ edhe në këtë proces zgjedhor është:

• Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.

• Ngritja e vigjilencës, sigurimi i qendrave të votimit, depove komunale dhe qendrës së numërimit të rezultateve.

• Përcjellja e sigurt dhe sigurimi i gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin zgjedhor.

• Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në koordinim dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.

Policia njofton se sikurse edhe në planifikimet e kaluara, sipas memorandumit të bashkëpunimit në mes të KQZ-së, Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Këshillit Gjyqësor, janë caktuar zyrtarë/hetues në drejtoritë rajonale për trajtimin e çdo rasti të mundshëm që ndërlidhet me procesin zgjedhor, nën autorizimet e prokurorëve të caktuar për këtë çështje nga Prokuroria e Shtetit.

Po ashtu janë caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në si dhe janë dhënë udhëzime për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor.

“Si zakonisht, inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente, njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, apo edhe jashtë tyre.

Raportoni, nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, në adresën elektronike [email protected] si dhe në stacionet më të afërta policore”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme
Nis votimi në jug dhe veri të Mitrovicës

Nis votimi në jug dhe veri të Mitrovicës

Hapet votimi në Pejë, mungon tavolina informuese në shkollën Lidhja e Pejës

Hapet votimi në Pejë, mungon tavolina informuese në shkollën Lidhja e Pejës

Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit

Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit

Hapet qendra më e madhe e votimit në Prishtinë

Hapet qendra më e madhe e votimit në Prishtinë

Nis votimi në Kosovë, Radoniqi u bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre

Nis votimi në Kosovë, Radoniqi u bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht

Mbi 16 mijë qytetarë ushtrojnë për herë të parë të drejtën e votës sot

Mbi 16 mijë qytetarë ushtrojnë për herë të parë të drejtën e votës sot

Kosova sot voton

Kosova sot voton

Mbi 100 prokurorë në terren për mbrojtjen e votës

Mbi 100 prokurorë në terren për mbrojtjen e votës

Moti sot, temperatura deri në 27°C

Moti sot, temperatura deri në 27°C

Alarm për tritol në një automjet në Vlorë, Policia në vendngjarje

Alarm për tritol në një automjet në Vlorë, Policia në vendngjarje

Izraeli thotë se ka goditur 150 'objektiva të Hezbollahut' në Liban - publikon pamje

Izraeli thotë se ka goditur 150 'objektiva të Hezbollahut' në Liban - publikon pamje

0:000:00