Defekti në furnizim me rrymë anulon operacionet në dy klinika të QKUK-së

Defekti në furnizim me rrymë anulon operacionet në dy klinika të QKUK-së

Një defekt teknik në sistemin e furnizimit me energji elektrike ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të punës në sallat operative të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale dhe Klinikës së Kirurgjisë Plastike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.


Lidhur me rastin, për Klankosova.tv ka folur zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, e cila ka bërë të ditur se problemi është paraqitur në orët e mëngjesit dhe ka të bëjë me një defekt teknik në sistemin gjenerator–rrjet.

"Bazuar në të dhënat nga Sektori i Shërbimeve Teknike në QKUK, lidhur me pyetjet e adresuara për funksionimin e bllokut operativ në klinikat e Kirurgjisë, ju informojmë se sot, në orët e mëngjesit, është paraqitur një defekt teknik në kontaktorin e sistemit gjenerator–rrjet”, ka deklaruar Qyqalla për Klankosova.tv.

Sipas saj, si pasojë e këtij defekti janë dëmtuar trafot vetanake që furnizojnë me energji elektrike sallat operative të dy klinikave.

“Si pasojë e këtij defekti, janë dëmtuar trafot vetanake që furnizojnë me energji elektrike sallat operative të Kirurgjisë Plastike dhe Kirurgjisë Abdominale”, tha ajo.

Qyqalla ka theksuar se ekipet teknike kanë reaguar menjëherë dhe po punojnë për rikthimin e plotë të funksionalitetit në sallat e prekura.

“Ekipi i mirëmbajtjes teknike ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme për sanimin e defektit dhe është duke punuar intensivisht për eliminimin e pasojave të tij”, deklaroi zëdhënësja e QKUK-së.

Ajo bëri të ditur se, sipas planifikimeve aktuale, gjatë ditës pritet të funksionalizohen edhe këto dy salla operative.

“Sipas planifikimeve aktuale, pritet që gjatë ditës së sotme të funksionalizohen edhe këto dy salla operative. Ndërkaq, pjesa tjetër e rrjetit elektroenergjetik në sallat e tjera operative është funksionale dhe nuk ka probleme në furnizimin me energji elektrike”, përfundoi Qyqalla për Klankosova.tv.


Të ngjashme
Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

0:000:00