Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka vlerësuar se zgjedhja e presidentit apo presidentes së Kosovës duhet të jetë prioritet pas konstituimit të Kuvendit, duke paralajmëruar se moszgjedhja e kreut të shtetit brenda afatit kushtetues prej 60 ditësh do ta çonte vendin në zgjedhje të reja, raporton Ekonomia Online.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Baraliu ka thënë se Kushtetuta e Kosovës e përcakton qartë se mandatin për formimin e Qeverisë e jep presidenti ose presidentja e zgjedhur dhe jo ushtruesi i detyrës.

“Kushtetuta thotë qartë presidentja e vendit ose presidenti, ka të drejtë ta mandatojë, pra nuk thotë ushtruesja e detyrës ose ushtruesi i detyrës. Pra, është e qartë që Kushtetuta kërkon që në këtë rast do të duhej menjëherë pas çertifikimit të rezultateve, verifikimit të mandateve, dhënies së betimit të deputetëve, konstituimit të Kuvendit, zgjedhjes së kryetarit apo kryetares së re të Kuvendit, dhe do të duhej dhe presidentës, do të duhej me prioritet presidentin apo presidenten ta kemi të zgjedhur e më vonë Qeverinë, në mënyrë që ta shfrytëzojmë rastin, pasi të konstituohet Kuvendi, te kemi mundësi, sepse Kushtetuta thotë po ashtu në mënyrë determinuese domethënë dhe imperative që 60 ditë pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet zgjedhja e presidentit”, tha ai.

Sipas Baraliut, pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së kryetarit të tij, institucionet kanë obligim kushtetues që brenda afatit të përcaktuar të zgjedhin presidentin e vendit.


“Pra, rrjedhimisht e kemi për detyrë sipas Kushtetutës që ta konstituojmë Kuvendin, ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit dhe kryetari i Kuvendit me mandat të plotë, pastaj brenda 60 ditësh të gjitha institucionet, Kuvendi, me një seancë të cilën duhet të jenë 80 deputetë të pranishëm për të votuar për, kundër ose abstenim, duhet të zgjedhur presidentin apo presidenten e vendit”, tha ai.

Ai ka paralajmëruar se dështimi për zgjedhjen e presidentit brenda afatit kushtetues do të prodhonte një krizë të re institucionale dhe zgjedhje të parakohshme.

“Nëse kjo nuk ndodh brenda 60 ditësh, fatkeqësisht përsëri vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme dhe të parakohshme”, tha Baraliu për Ekonomia Online./ Periskopi/




Të ngjashme
SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

0:000:00