“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka deklaruar se Kosova, gjatë viteve të fundit, ka humbur mundësi të rëndësishme investimi për shkak të mosbashkërendimit me politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në sektorin e energjisë.


Në emisionin Rubikon, Zeka tha se një nga rastet kryesore ka qenë humbja e mundësisë për ndërtimin e një termocentrali me investitor amerikan.

Kosova për vite me radhë realisht ka refuzuar në disa aspekte kyçe të politikës së jashtme amerikane që të bashkërendohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2021 ne realisht e humbëm mundësinë e ndërtimit të një termocentrali, investitori i të cilit ishte një kompani me kapital amerikan”, deklaroi Zeka.

Sipas tij, kjo ka ndodhur edhe si rezultat i deklaratave politike të asaj kohe.

Kjo ndodhi edhe për shkak të deklaratave që dy prej liderëve më të fuqishëm politikë, kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani, i kishin bërë gjatë fushatës së vitit 2020 dhe në fillim të vitit 2021”, tha ai.

Zeka kritikoi gjithashtu qasjen e Qeverisë ndaj marrëveshjes së Washingtonit, duke thënë se ekzekutivi kishte refuzuar zbatimin e disa prej dispozitave të saj.

Kjo qeveri realisht refuzonte që të zbatonte dispozitat e Marrëveshjes së Washingtonit, në të cilën parashihej edhe përfitimi i fondeve të institucioneve financiare amerikane për ndërtimin e infrastrukturës së furnizimit me gaz të lëngshëm natyror”, u shpreh ai.

Ai kujtoi deklaratat e zyrtarëve qeveritarë që, sipas tij, kishin shkaktuar shqetësim.

Zyrtarët e qeverisë thoshin se do të zgjedhin cilat dispozita të Marrëveshjes së Washingtonit do t’i zbatojnë. Ata jo vetëm që e refuzonin marrëveshjen në tërësi, por po provokonin duke thënë se do të vendosin vetë cilat pika do t’i zbatojnë”, deklaroi Zeka.

Drejtori i Odës Amerikane poashtu tha se ekziston një kërkesë e qartë amerikane për investime në infrastrukturën e gazit të lëngshëm natyror (LNG), duke kundërshtuar pretendimet se kjo nuk është kërkesë zyrtare e Washingtonit

Të ngjashme
Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

0:000:00