Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Gazetari Bledi Mane ka publikuar një postim në rrjetet sociale, ku ka komentuar paraqitjen e Tetis Lubonjës në procesin gjyqësor të lidhur me dosjen “Partizani”.
Në postimin e tij, Mane shkruan:
“Babai në protestë kundër korrupsionit, e bija në SPAK për korrupsion”, duke vënë në dukje kontrastin mes angazhimit publik të analistit Fatos Lubonja kundër korrupsionit dhe përfshirjes së së bijës së tij, Tetis Lubonja, në procesin që lidhet me dosjen “Partizani”.
Mane thekson gjithashtu se Tetis Lubonja ka deklaruar në gjykatë se dosja “Partizani” ishte ndër çështjet e para që iu dha nga eprorët për t’u trajtuar me prioritet, duke e cilësuar situatën si një “ironi fati”.
Tetis Lubonja, ish-përgjegjëse juridike në grupin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme në kuadër të procesit për dosjen “Partizani”.
Sipas dëshmisë së saj, kjo ishte ndër dosjet e para që iu dha nga eprorët për t’u trajtuar me prioritet.
Ndërsa e bija përballet me procesin gjyqësor në një prej dosjeve më të bujshme të drejtësisë shqiptare, babai i saj vijon të mbajë qëndrime publike kundër korrupsionit, duke krijuar një ironi të fortë në opinionin publik.
Postimi i plotë:
BABAI NË PROTESTË KUNDËR KORRUPSIONIT/ E bija në Spak për korrupsion
***
Për shkak të korrupsionit me pronat shtetërore, Tetis Lubonja, ish-përgjegjësja juridike në grupin e Agjencisë së Kthimit të Pronave që firmosi për vjedhjen e tokave të ish klubit sportiv "Partizani" u thirr sot në gjyqin special. Ish zyrtarja Lubonja, mikeshë e dhëndërit të Berishës të akuzuarit tjetër Jamarbër Malltezi ka pranuar që “Partizani” ishte ndër dosjet e para që iu dha nga eprorët për ta punuar me prioritet. Ndërkohë babai i zyrtares së korruptuar është analisti Fatos Lubonja i cili si për ironi fati proteston çdo natë kundër korrupsionit në administratën publike...











