Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Komuna e Gjilanit e cila ushëhiqet nga Alban Hyseni i Vetëvendosjes, po tenton të jap në shfrytëzim për 99 vite, 75 hektarë tokë të shtetit, shkruan Periskopi.
“NordKos” Sh,p.k, kompani që është hapur që dy muaj pritet të jetë hisedar i këtyre 75 hektarëve.
Sipas vendimit që e ka publikuar Ermal Sadiku i LDK-së, 75 hektarë tokë të shtetit po jepen “me qëllim të realizimit të invesitimet në Bujqësi dhe Industri Ushqimore”.
“Projekti përfshin: zhvillimin e një kompleksi modern agro-bujgësor përmes kultivimit të kulturave bujqësore dhe pemëve me qëllim të krijimit të një modeli ekonomik të qëndrueshëm dhe afatgjatq. Në siperfaqet e kqrkuara pqr shfrytëzim do te mbillen: 20 ha elb; 10 ha grurë; 20 ha arra…”, thuhet mes tjerash në arsyetim.

Kujtojmë se në vitin 2022, festivali Sunny Hill ishte anuluar anipse Kuvendi Komunal i Prishtinës e kishte votuar që kompanisë “Sunny Hill” t’i jepet prona 17-hektarëshe në Bërnicë të Poshtme në shfrytëzim për 99 vite. Por Ministrisa e Pushtetit Lokal që kishte për detyrë ta vlerësonte vendimin, nuk dha përgjigje në kohë dhe festivali u zhvendos në Tiranë.
“Me anë të këtij njoftimi, me keqardhje dhe dëshpërim të madh, ju lajmërojmë se për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin, nga ana e MAPL, edicioni i këtij viti i festivalit Sunny Hill nuk do të mund të mbahet në Prishtinë”, thuhej në letren e Dukagjin Lipës.











