Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin e një personi.
Sipas Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për motoçiklistin, i cili ka pësuar lëndime trupore si pasojë e përplasjes.
Kështu ka deklaruar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore, të cilët i kanë ofruar ndihmën e parë të lënduarit. Hetimet lidhur me rrethanat e aksidentit janë duke vazhduar nga autoritetet kompetente”, deklaroi Bytyqi./ Periskopi/











