Rrahje në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren.
Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër nga rrahja.
Informacionet e reja lidhur me incidentin në fjalë i bëri të ditur , Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit.
“Katër persona janë përfshirë në rast. Tre prej tyre janë lënduar, dy nga thika dhe një tjetër nga rrahja. Janë duke marrë tretman mjekësor”, deklaroi Bytyqi.
Të përfshirët dyshohet se janë axha bashkë me nipin dhe persona të tjerë.
Deri më tani nuk është bërë e ditur për të arrestuar dhe as për arsyet e këtij incidenti./ Periskopi/











