Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit.
Hamza në Rahovec nuk mungon puna, por mungon mbështetja e duhur nga shteti. Ai ka thënë se duhet t’i themi stop krizës ekonomike që po rëndon mbi çdo familje, stop krizës bujqësore që po i godet fermerët tanë dhe stop krizës politike që po e dëmton shtetin tonë. Hamza ka thënë se duhet ta ndryshojmë Kosovën. / Periskopi/











