Sejdiu: Nëse nuk pranohet projekti amerikan, mesazhi nga ta është se s’kemi çka kërkojmë as në siguri

Analisti politik Dardan Sejdiu, i ftuar në emisionin “Rubikon”, ka komentuar përmbajtjen e një letre që, sipas tij, është parë nga dy departamente të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Janë dy departamente në qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që e kanë parë fjalë për fjalë këtë letër. Kjo është ftesë e fundit që i thotë këtij vendi, ‘dëgjoni, nëse kapitali ynë nuk hyn me këtë projekt, ne nuk kemi çka lypim këtu me kapital, as me siguri, ju jeni rreshtuar’”, tha ai.
Sejdiu theksoi se mesazhi që përcillet në letër vjen drejtpërdrejt nga SHBA-ja dhe lidhet me çështje strategjike të sigurisë dhe zhvillimit ekonomik.
“Është duke folur Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po ta citon Trumpin, po ta përmend Rusinë dhe po të thotë diçka tepër interesante ‘forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krah’”, tha ai.











