Nesër varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shëngjin

Nesër varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shëngjin

Familjarë, miq dhe të afërm do t’u japin nesër lamtumirën e fundit dy të rinjve nga Kosova, Jetmir Binakut dhe Leonit Aliut, të cilët humbën jetën tragjikisht në bregdetin e Shëngjinit.

Sipas njoftimeve të publikuara nga familjet, ceremonia e varrimit të Jetmir Binakut do të mbahet nesër në orën 14:00 në varrezat e fshatit Gllobar të Drenasit.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, i njoftojmë të gjithë farefisin, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë tragjikisht djali, vëllau dhe nipi ynë i dashur, Jetmir Binaku. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër pas namazit të xhumasë në ora 14:00 në varrezat e fshatit Gllobar”, thuhet në njoftimin e familjes Binaku.

Ndërkaq, Leonit Aliu do të përcillet për në banesën e fundit nesër në orën 15:00, në fshatin Rezallë, lagjja Aliu.

Babai i të ndjerit, përmes një njoftimi prekës, ka bërë të ditur kohën e ceremonisë së varrimit.

“Na ike shumë herët, në lulen e rinisë, por kujtimi yt, buzëqeshja jote dhe mirësia jote do të mbeten përgjithmonë me ne. Largimi yt la një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Pusho në paqe, djali im Leonit”, ka shkruar ai transmeton Periskopi.

Jetmir Binaku dhe Leonit Aliu humbën jetën në një ngjarje tragjike në Shëngjin, ku dyshohet se u morën nga rrymat dhe dallgët e forta të detit.

Ngjarja tragjike ndodhi të mërkurën kur pesë shokë nga Kosova kishin hyrë në det, por dy prej tyre nuk arritën të mbijetonin, ndërsa tre të tjerët u dërguan në spital për trajtim./ Periskopi/

Të ngjashme
Sejdiu: Nëse nuk pranohet projekti amerikan, mesazhi nga ta është se s’kemi çka kërkojmë as në siguri

Sejdiu: Nëse nuk pranohet projekti amerikan, mesazhi nga ta është se s’kemi çka kërkojmë as në siguri

Komiteti i Senatit jep dritën jeshile, Eric Wendt ambasador në Shqipëri

Komiteti i Senatit jep dritën jeshile, Eric Wendt ambasador në Shqipëri

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

Saibari te Bayerni? Marrëveshja po arrihet

Saibari te Bayerni? Marrëveshja po arrihet

Qytetari i rrëfen Ismailit gjendjen në Onkologji: Gjendja është për tokë, barnat e kancerit po i blejmë vetë

Qytetari i rrëfen Ismailit gjendjen në Onkologji: Gjendja është për tokë, barnat e kancerit po i blejmë vetë

Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi

Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi

Bedri Hamza në Dragash: Kosovës i duhet ndryshimi më 7 qershor

Bedri Hamza në Dragash: Kosovës i duhet ndryshimi më 7 qershor

Rrahman Rama: Kur Prizreni kërkon ndryshim, e gjithë Kosova i thotë STOP krizës e keqqeverisjes

Rrahman Rama: Kur Prizreni kërkon ndryshim, e gjithë Kosova i thotë STOP krizës e keqqeverisjes

SHBA pa emër ambasadori vetëm për Kosovën, deklarohet Hovenier

SHBA pa emër ambasadori vetëm për Kosovën, deklarohet Hovenier

Dy milionë euro për linjat ajrore: Këto janë kompanitë ajrore që do të përfitojnë

Dy milionë euro për linjat ajrore: Këto janë kompanitë ajrore që do të përfitojnë

Kaos me biletat e Botërorit 2026: Çmime në rënie dhe dyshime për manipulim nga FIFA

Kaos me biletat e Botërorit 2026: Çmime në rënie dhe dyshime për manipulim nga FIFA

0:000:00