SHBA pa emër ambasadori vetëm për Kosovën, deklarohet Hovenier

SHBA pa emër ambasadori vetëm për Kosovën, deklarohet Hovenier

Që kur diplomati amerikan, Jeffrey Hovenier, e ka lënë pozitën e tij si Ambasador i SHBA në Prishtinë në fund të vitit 2024, përfaqësimi i Shtëpisë së Bardhë në Prishtinë ka mbetur në nivelin e ushtruesit të detyrës. Kosova është i vetmi vend në rajon për të cilin Administrata e Trump ende s’ka nominuar një emër për Ambasador.

Vetë ish-ambasadori Jeff Hovenier ka thënë se fakti që SHBA ka nominuar emrat për Serbi, Mal të Zi e Bosnje e Hercegovinë dhe jo për Kosovën, nuk është reflektim i rëndësisë që Kosova ka për Amerikën.


Sipas diplomatit amerikan, përzgjedhja e një emri për ambasador është çështje tejet burokratike dhe mund të marrë shumë kohë.

Hovenier këshillon që të mos i jepet më shumë vëmendje sesa duhet kësaj çështjeje në këtë moment.

“Do të këshilloja të mos i jepet shumë rëndësi mungesës së një nominimi për Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë në këtë moment. Procesi i përzgjedhjes, verifikimit dhe nominimit formal të një ambasadori përfshinë shumë hapa burokratikë dhe shpesh mund të zgjasë mjaft kohë. Fakti që së fundmi janë shpallur kandidatë për Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjën thjesht pasqyron fazën në të cilën ndodhen ato kandidatura të veçanta në proces. Kjo nuk duhet të interpretohet si një sinjal për rëndësinë që Kosova ka në politikën e SHBA-së.”, ka thënë Hovenier.

Megjithatë për këtë çështje ka shfaqur shqetësim të madh kongresisti amerikan, Ritchie Torres.

Në një përgjigje për Express të mërkurën, Torres ka thënë së Administrata e Trump ka bërë gabim të rëndë që nuk ka nominuar një ambasador për Kosovën dhe ka kërkuar që të veprohet në drejtim të caktimit të një emri. / Periskopi/

Të ngjashme
Kaos me biletat e Botërorit 2026: Çmime në rënie dhe dyshime për manipulim nga FIFA

Kaos me biletat e Botërorit 2026: Çmime në rënie dhe dyshime për manipulim nga FIFA

Daut Haradinaj i kundërpërgjigjet MPB-së: Nuk mund të mbulohet e vërteta “me shoshë”

Daut Haradinaj i kundërpërgjigjet MPB-së: Nuk mund të mbulohet e vërteta “me shoshë”

Rrahje në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Rrahje në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

16-shi i LDK, Visar Azemi:  Projekti i gazit amerikan do të jetësohet në Ferizaj, afër Bondsteelit

16-shi i LDK, Visar Azemi: Projekti i gazit amerikan do të jetësohet në Ferizaj, afër Bondsteelit

Xhavit Haliti: Boll më me krizë, koha për fitoren e PDK-së

Xhavit Haliti: Boll më me krizë, koha për fitoren e PDK-së

ALDE mbështet Hamzën: Pas bllokadave, Kosovës i duhet një qeveri që kryen punën

ALDE mbështet Hamzën: Pas bllokadave, Kosovës i duhet një qeveri që kryen punën

Trafiku Urban njofton: Zgjerohet linja 15

Trafiku Urban njofton: Zgjerohet linja 15

Ardian Gjini njofton për aderimin në Aleancë të familjes së suksesshme nga Lipjani që jeton në Gjermani

Ardian Gjini njofton për aderimin në Aleancë të familjes së suksesshme nga Lipjani që jeton në Gjermani

Drena, Ruko Juice dhe Panoni Ice Tea festojnë Olympic Day me aktivitete për fëmijë

Drena, Ruko Juice dhe Panoni Ice Tea festojnë Olympic Day me aktivitete për fëmijë

Kroaci: Rrëzohet një aeroplan i vogël, 4 të vdekur, 2 të zhdukur

Kroaci: Rrëzohet një aeroplan i vogël, 4 të vdekur, 2 të zhdukur

Arrestohet një person për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, Prokuroria jep detaje

Arrestohet një person për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, Prokuroria jep detaje

87-shi i PDK merr mbështetje nga familja e ish-presidentit Thaçi: Bashkë për Kosovën

87-shi i PDK merr mbështetje nga familja e ish-presidentit Thaçi: Bashkë për Kosovën

0:000:00