Mungojnë 4 vota – A po e shtynë edhe për një mandat Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmanin për Presidente?

Mungojnë 4 vota – A po e shtynë edhe për një mandat Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmanin për Presidente?

Katër ditë nga sot, vendi ose do të ketë president të ri ose do të ketë zgjedhje të reja, raporton Periskopi. Takimi ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i orës 14:00 ( 2 mars) mund të jetë ‘befasues’ nga dy liderët e partive politike, ku […]

Katër ditë nga sot, vendi ose do të ketë president të ri ose do të ketë zgjedhje të reja, raporton Periskopi.

Takimi ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i orës 14:00 ( 2 mars) mund të jetë ‘befasues’ nga dy liderët e partive politike, ku mund të nxjerret emri i Vjosa Osmanit si kandidat edhe për një mandat pesë vjeçar në krye të Presidencës së Kosovës.

Burime të Periskopit kanë thënë se tashmë kryetari i LDK`së ka një qëndrim për këtë e ku me “vullnetin” e tij,  15 votat që përfaqëson LDK në Kuvendin e Kosovës do të shkonin në favor të Vjosa Osmanit, ose së paku sikurse në vitin 2021, Lumir Abdixhiku do t`i bëntë kuorumin Osmanit, në mënyrë që në raundin e tretë ajo të zgjedhej presidente me 61 vota.
Një skenar pak a shumë që është parë pesë vite më parë.

“Pavarësisht” insistimit të Abdixhikut dhe propozimit në momentin e fundit të Vjsosa Osmanit nga Lëvizja Vetëvendosje edhe për një mandat si presidente, në LDK jo të gjithë kanë votë për presidenten aktuale.

Burime të Periskopit kanë thënë se nga 15 numra sa ka LDK në Kuvend, së paku 4 nga ta janë kundër Vjosa Osmanit.

Bazuar në një matematikë të thjeshtë, i bie që aktualisht janë 79 vota “të sigurta” për Vjosa Osmanin.

57 nga Lëvizja Vetëvendosje përfshirë këtu edhe Listën Guxo, 10 plus dhe një (11) nga komuniteti jo shumicë serbe, përfshirë Duda Baljen, një deputet nga partia e Nenad Rashiqit dhe Adem Hoxhës dhe 11 të LDK`së, çojnë në numrin total në 79.

Kështu së paku kanë thënë burime të sigurta të Periskopit gjendjen e numrave në Kuvendin e Kosovës.

Sikurse të gjithë deputetët e LDK do të votonin pro Vjosa Osmanit ose së paku do të qëndronin në sallë, Osmani kësisoj do t`i sigurtonte 83 deputetë.
Me 4 ose 5 mars kurdo që do të thirrej seanca për çështjen e Presidentit nëse LDK do të ishte unike me numrat që përfaqësohet në Kuvend, presidenti do të zgjedhej dhe vendi nuk do të shkonte në zgjedhje të reja.

Periskopi ka kontaktuar shefen e grupit parlamentar të LDK, Jehona Lushaku dhe deputeten Duda Balje në lidhje me këtë çështje, por asnjëra nuk i është përgjigjur interesimit të portalit.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës ka pasur dy takime me liderin e Partisë Demaokratike të Kosovës, takime këto që nuk kanë prodhuar as edhe një rezultat mes tyre.

Bedri Hamza doli në konferencë për media pas takimit të fundit me Kurtin e ku tha se partia që drejton ka kanadiat për presidnet, por pa përmendur emra se kush mund të jetë.

Kurti pas takimit me Hamzën: Do të kemi propozime partiake për President, uroj për garë sa më demokratike

Kurti që është shef qeverie, të dielën në Këshillin e Përgjithëm të LVV sërish permendi Murat Jasharin si kandidat unifkues për preisdent, por që kjo “ofertë” ishte refuzuar kategorisht nga Murat Jashari ditë më parë.

Kurti për çështjen e presidentit: Murat Jashari do të ishte zgjidhja e duhur në momentin e duhur

Në takim e parë me kryetarin e LDK`së, Albin Kurti kishte qenë i ‘prerë’ me Abdixhikun se nuk i mjaftojnë vetëm votat e LDK për presidentin duke kërkuar kështu më shumë se 81 vota të sigurta për të parin ose paren e shtetit.

Kurti: PDK do që Presidenti të vijë nga ta, nëse s’e gjejmë dikë, atëherë të garojmë secili subjekt me nga një kandidat

 

Të ngjashme
Merrte paratë e qytetarëve dhe nuk u riparonte veturat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë

Merrte paratë e qytetarëve dhe nuk u riparonte veturat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë

Ndalohet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh

Ndalohet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh

Ish-praktikante në NATO, arrestohet një shtetase kanadeze në Belgjikë nën dyshimin për spiunazh

Ish-praktikante në NATO, arrestohet një shtetase kanadeze në Belgjikë nën dyshimin për spiunazh

Festivali ‘Sunny Hill’ drejt “sold out”, 90 për qind e biletave tashmë janë shitur

Festivali ‘Sunny Hill’ drejt “sold out”, 90 për qind e biletave tashmë janë shitur

Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpol ekstradohet nga Kroacia në Kosovë

Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpol ekstradohet nga Kroacia në Kosovë

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani

Trump thotë se nuk mendon se “ka ardhur ende koha” për një marrëveshje me Iranin

Trump thotë se nuk mendon se “ka ardhur ende koha” për një marrëveshje me Iranin

Rita Ora emocionohet në Vjenë: Vij nga një vend i dalë nga lufta, s’është lehtë t’i realizojmë ëndrrat

Rita Ora emocionohet në Vjenë: Vij nga një vend i dalë nga lufta, s’është lehtë t’i realizojmë ëndrrat

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj profilit të rremë "Lule Gjeli"

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj profilit të rremë "Lule Gjeli"

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës

Ja sa pritet të fitojë Kristian Prenga në duelin me Anthony Joshuan

Ja sa pritet të fitojë Kristian Prenga në duelin me Anthony Joshuan

Gjashtë kontrata aktive dhe miliona dollarë: Kush po lobon në SHBA nga Serbia dhe pse?

Gjashtë kontrata aktive dhe miliona dollarë: Kush po lobon në SHBA nga Serbia dhe pse?

Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë, një litër 1.72

Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë, një litër 1.72