Festivali ‘Sunny Hill’ drejt “sold out”, 90 për qind e biletave tashmë janë shitur

Festivali ‘Sunny Hill’ drejt “sold out”, 90 për qind e biletave tashmë janë shitur

Entuziazmi për edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival po arrin kulmin, teksa organizatorët kanë bërë të ditur se tashmë janë shitur 90 për qind e biletave për festivalin.

Vetëm gjashtë ditë para nisjes së ngjarjes më të madhe muzikore në Kosovë, kanë mbetur në dispozicion vetëm edhe 10 për qind e biletave, duke sinjalizuar se festivali është shumë pranë statusit “sold out”.

Përmes një videoje të publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram, organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë atyre që ende nuk e kanë siguruar biletën, të nxitojnë ta bëjnë këtë sa më parë, pasi numri i biletave të mbetura është shumë i kufizuar.

Videoja shoqërohet me ritmet e hitit “Last Friday Night” të Katy Perryt, një zgjedhje simbolike, pasi superylli amerikan është një nga emrat kryesorë të këtij edicioni të festivalit.

Katy Perry do të ngjitet në skenën e Sunny Hill në natën e parë të festivalit, ndërsa në natën e dytë publiku do të argëtohet nga këngëtari skocez Lewis Capaldi. Mbyllja spektakolare e festivalit do t’i besohet DJ-it dhe producentit me famë botërore Martin Garrix, i cili do të performojë në natën e tretë.

Me interesimin e jashtëzakonshëm nga publiku vendas dhe ai ndërkombëtar, gjithçka tregon se edhe ky edicion i Sunny Hill Festival do të zhvillohet para një audience të tejmbushur, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga festivalet më të mëdha muzikore në rajon.

Të ngjashme
Trump thotë se nuk mendon se “ka ardhur ende koha” për një marrëveshje me Iranin

Trump thotë se nuk mendon se “ka ardhur ende koha” për një marrëveshje me Iranin

Rita Ora emocionohet në Vjenë: Vij nga një vend i dalë nga lufta, s’është lehtë t’i realizojmë ëndrrat

Rita Ora emocionohet në Vjenë: Vij nga një vend i dalë nga lufta, s’është lehtë t’i realizojmë ëndrrat

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj profilit të rremë "Lule Gjeli"

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj profilit të rremë "Lule Gjeli"

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës

Ja sa pritet të fitojë Kristian Prenga në duelin me Anthony Joshuan

Ja sa pritet të fitojë Kristian Prenga në duelin me Anthony Joshuan

Gjashtë kontrata aktive dhe miliona dollarë: Kush po lobon në SHBA nga Serbia dhe pse?

Gjashtë kontrata aktive dhe miliona dollarë: Kush po lobon në SHBA nga Serbia dhe pse?

Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë, një litër 1.72

Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë, një litër 1.72

Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

Aksidenti me fatalitet në Vragoli dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia, viktima shtetas i Shqipërisë

Aksidenti me fatalitet në Vragoli dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia, viktima shtetas i Shqipërisë

Këto vende mbesin pa rrymë sot e nesër

Këto vende mbesin pa rrymë sot e nesër

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua

Deklaratat e pushtetit për gjyqtarët e prokurorët serbë e sjellin urgjentisht në Prishtinë Emisarin e dialogut

Deklaratat e pushtetit për gjyqtarët e prokurorët serbë e sjellin urgjentisht në Prishtinë Emisarin e dialogut

0:000:00