Syla për 'Lule Gjelin': E kam pasë në mahall para luftës, iku jashtë e po i terrorizon figurat publike

Gazetari e komentatori politik, Valon A. Syla, ka shkruar për Gent Prokshin, i njohur në publik si “Lule Gjeli”, duke thënë se para luftës atë e ka pasur në lagje, derisa e quajti “gërrnaç”.
Prokshi jeton në Amerikë, ndërsa në Kosovë sulmon të gjitha figurat publike që janë kundër qeverisjes së Albin Kurtit.
“Tash e kuptoni çka është gërrnaçi përmes tij. Një hiq kurgjo, i cili iku në jashtë vendi dhe atje nuk pati ndonjë sukses apo arritje, por as nuk u mor me punët e veta dhe nuk u integrua. Atij i mbeti mllefi ndaj Kosovës dhe me profil fallc si Lule Gjeli prej atje e terrorizoi dhe linçoi më shumë se gjysmën e kosovarëve me role publike në Kosovë. Prej linçimeve të llojit të tij, u sulmuan fizikisht edhe shumë gazetarë, një prej të cilëve isha edhe unë.”, ka shkruar Syla.
Tutje ai ka vlerësuar se këtë mundësi ia ka ofruar Vetëvendosje dhe Qeveria e Albin Kurtit.
“Atij këtë mundësi ia ofroi si platformë vepruese Vetëvendosje dhe Qeveria e Albin Kurtit bashkë me disa “ghost media online” dhe media me fonde ndërkombëtare pro Vetëvendosjes si kallxo.com e të tjera. Gent Prokshi, dil qite krytë tash babikë, se ti je veç një gërrnaç që edhe në emër të vet tutet e i vjen marre me shkru… sepse ty të vjen marre edhe nga vetja jote, se po të ishe dikushi kishe shkru me emër tëndin. Tash Prokuroria Speciale të tregon çka është drejtësia”, tha ndër të tjera ai.











