Ish-praktikante në NATO, arrestohet një shtetase kanadeze në Belgjikë nën dyshimin për spiunazh

Një shtetase kanadeze me origjinë kineze, e cila kishte kryer praktikë profesionale në një objekt të NATO-s në Belgjikë, është arrestuar nën dyshimin për spiunazh, njoftoi të shtunën Prokuroria e Belgjikës.
Ajo dyshohet se ka kryer spiunazh në emër të një shteti të tretë dhe se ka qenë anëtare e një organizate kriminale,” thuhet në deklaratën e prokurorisë.
Prokuroria shtoi se, për momentin, nuk do të bëhen publike detaje të tjera lidhur me të dyshuarën, përfshirë edhe identitetin e saj.
Sipas prokurorisë, e dyshuara kishte qenë praktikante në SHAPE (Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë), një objekt i NATO-s i vendosur në qytetin Mons, në Belgjikë.










