SHBA presion NATO-s për reduktimin e misioneve – A do të preken trupat në Kosovë?

SHBA presion NATO-s për reduktimin e misioneve – A do të preken trupat në Kosovë?

SHBA-të nën drejtimin e Donald Trump po i bëjnë presion NATO-s që të reduktojë ndjeshëm aktivitetet jashtë territorit tradicional, thuhet në një artikull të fundit të “Politico”. Sipas katër diplomatëve të NATO-s po shihet mundësia e përfundimit të një misioni kyç të aleancës në Irak. Aktualisht NATO ka një mision këshillimor në Irak që ka […]

Sipas katër diplomatëve të NATO-s po shihet mundësia e përfundimit të një misioni kyç të aleancës në Irak. Aktualisht NATO ka një mision këshillimor në Irak që ka si qëllim forcimin e institucioneve të sigurisë dhe parandalimin e rikthimit të Shtetit Islamik.

Në artikull thuhet se aleatët europianë janë të shqetësuar në lidhje me sinjalet e Uashingtonit për të reduktuar praninë e NATO-s në Kosovë. Misioni paqeruajtës KFOR, i autorizuar nga OKB-ja dhe i vendosur në vitin 1999 pas luftërave në ish-Jugosllavi, aktualisht numëron rreth 4,500 trupa.

Bashkëpunëtorja e lartë e politikave në Këshillin Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, Engjëllushe Morina, ka thënë se misioni mbetet i domosdoshëm për sigurinë rajonale. “Nëse NATO-ja tërhiqet, kjo mund t’i inkurajojë separatistët serbë në veri të Kosovës dhe të ketë efekt zinxhir në rajon, përfshirë Republikën Sërpska në Bosnje e Hercegovinë”, shprehet ajo.

Jemi mjaft të shqetësuar” për përpjekjet për të reduktuar misionin, tha një diplomat i pestë i lartë i NATO-s, pasi “gjërat në Ballkanin Perëndimor mund të përshkallëzohen shpejt”.

I kontaktuar nga “Politico” një zyrtar i NATO-s që fliste në emër të organizatës tha se “nuk ka asnjë afat kohor të lidhur me Misionin e NATO-s në Irak… ose me KFOR-in”, duke shtuar: “Këto misione bazohen në nevojë, i nënshtrohen rishikimit periodik dhe përshtaten me evoluimin e rrethanave.”  Për momentin, nuk është marrë asnjë vendim për përfundimin e asnjërit prej operacioneve.

Të ngjashme
Syla për 'Lule Gjelin': E kam pasë në mahall para luftës, iku jashtë e po i terrorizon figurat publike

Syla për 'Lule Gjelin': E kam pasë në mahall para luftës, iku jashtë e po i terrorizon figurat publike

Zjari jashtë kontrollit: Gati 200 mijë persona në Francë, e 60 mijë në Spanjë detyrohen të largohen nga disa rajone

Zjari jashtë kontrollit: Gati 200 mijë persona në Francë, e 60 mijë në Spanjë detyrohen të largohen nga disa rajone

Anthony Joshua kundër Kristian Prenga – gjithçka që duhet të dini për superduelin në Arabinë Saudite

Anthony Joshua kundër Kristian Prenga – gjithçka që duhet të dini për superduelin në Arabinë Saudite

Merrte paratë e qytetarëve dhe nuk u riparonte veturat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë

Merrte paratë e qytetarëve dhe nuk u riparonte veturat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë

Ndalohet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh

Ndalohet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh

Ish-praktikante në NATO, arrestohet një shtetase kanadeze në Belgjikë nën dyshimin për spiunazh

Ish-praktikante në NATO, arrestohet një shtetase kanadeze në Belgjikë nën dyshimin për spiunazh

Festivali ‘Sunny Hill’ drejt “sold out”, 90 për qind e biletave tashmë janë shitur

Festivali ‘Sunny Hill’ drejt “sold out”, 90 për qind e biletave tashmë janë shitur

Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpol ekstradohet nga Kroacia në Kosovë

Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpol ekstradohet nga Kroacia në Kosovë

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani

Trump thotë se nuk mendon se “ka ardhur ende koha” për një marrëveshje me Iranin

Trump thotë se nuk mendon se “ka ardhur ende koha” për një marrëveshje me Iranin

Rita Ora emocionohet në Vjenë: Vij nga një vend i dalë nga lufta, s’është lehtë t’i realizojmë ëndrrat

Rita Ora emocionohet në Vjenë: Vij nga një vend i dalë nga lufta, s’është lehtë t’i realizojmë ëndrrat

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj profilit të rremë "Lule Gjeli"

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj profilit të rremë "Lule Gjeli"

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës