Edi Rama i kërkon Trumpit të reagojë për gjykimin e Hashim Thaçit nga Haga: Për hir të Zotit të bëjmë diçka

Edi Rama i kërkon Trumpit të reagojë për gjykimin e Hashim Thaçit nga Haga: Për hir të Zotit të bëjmë diçka

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në takimin e Bordit të Paqes ka ftuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, që të veprojë lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale përpara se të jetë vonë. Rama ka thënë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte parandaluar për të nënshkruar marrëveshjen e Washingtonit nga prokurori  […]

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në takimin e Bordit të Paqes ka ftuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, që të veprojë lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale përpara se të jetë vonë.

Rama ka thënë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte parandaluar për të nënshkruar marrëveshjen e Washingtonit nga prokurori  Jack Smith, i cili iu vu pas edhe vetë presidentit amerikan.

Kryeministri shqiptar tutje ka thënë se tashmë Thaçi po i bën gjashtë vite në burg  të një gjykate që sponsorizohet nga disa shtete demokratike, që sipas Ramës ato duhet të jenë të turpëruara nga një lloj i tillë i drejtësisë ndërkombëtare.

“Presidenti i Kosovës atëherë u pengua brutalisht të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë për ta nënshkruar atë marrëveshje në prani të Presidentit Trump. Dhe kjo ishte vepër e po atij prokurori “sicario” që kishte shkuar edhe pas vetë Presidentit Trump dhe për këtë u bë i famshëm në mbarë botën”, ka thënë Rama, raporton Express.

“Sot, Presidenti i Kosovës ka kaluar tashmë gjashtë vite në paraburgim para një gjykate speciale në Hagë, e sponsorizuar nga disa shtete demokratike, disa prej tyre të pranishme këtu, të cilat duhet të turpërohen për këtë lloj drejtësie ndërkombëtare.Vetëm javën e kaluar, zoti President, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh dhe taksapaguesit e tij kërkoi 45 vite burgim për të, një kërkesë që dërgoi valë tronditëse poshtërimi nëpër një komb të tërë që kërkon paqe”, ka shtuar Rama.

“Në këtë moment, vetëm pak muaj e ndajnë një njeri që u ngrit nga rezistenca kundër spastrimit etnik për t’u bërë paqebërës nga një përfundim potencialisht shkatërrues në një gjykatë që deri më tani ka dështuar në çdo hap për të respektuar standardet e drejtësisë demokratike.Për hir të Zotit, zoti President, le të bëjmë diçka para se, siç thoni ju, gjëra shumë të këqija të ndodhin përsëri”, është shprehur Rama.

Të ngjashme
Syla për 'Lule Gjelin': E kam pasë në mahall para luftës, iku jashtë e po i terrorizon figurat publike

Syla për 'Lule Gjelin': E kam pasë në mahall para luftës, iku jashtë e po i terrorizon figurat publike

Zjari jashtë kontrollit: Gati 200 mijë persona në Francë, e 60 mijë në Spanjë detyrohen të largohen nga disa rajone

Zjari jashtë kontrollit: Gati 200 mijë persona në Francë, e 60 mijë në Spanjë detyrohen të largohen nga disa rajone

Anthony Joshua kundër Kristian Prenga – gjithçka që duhet të dini për superduelin në Arabinë Saudite

Anthony Joshua kundër Kristian Prenga – gjithçka që duhet të dini për superduelin në Arabinë Saudite

Merrte paratë e qytetarëve dhe nuk u riparonte veturat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë

Merrte paratë e qytetarëve dhe nuk u riparonte veturat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë

Ndalohet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh

Ndalohet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh

Ish-praktikante në NATO, arrestohet një shtetase kanadeze në Belgjikë nën dyshimin për spiunazh

Ish-praktikante në NATO, arrestohet një shtetase kanadeze në Belgjikë nën dyshimin për spiunazh

Festivali ‘Sunny Hill’ drejt “sold out”, 90 për qind e biletave tashmë janë shitur

Festivali ‘Sunny Hill’ drejt “sold out”, 90 për qind e biletave tashmë janë shitur

Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpol ekstradohet nga Kroacia në Kosovë

Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpol ekstradohet nga Kroacia në Kosovë

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani

Trump thotë se nuk mendon se “ka ardhur ende koha” për një marrëveshje me Iranin

Trump thotë se nuk mendon se “ka ardhur ende koha” për një marrëveshje me Iranin

Rita Ora emocionohet në Vjenë: Vij nga një vend i dalë nga lufta, s’është lehtë t’i realizojmë ëndrrat

Rita Ora emocionohet në Vjenë: Vij nga një vend i dalë nga lufta, s’është lehtë t’i realizojmë ëndrrat

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj profilit të rremë "Lule Gjeli"

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj profilit të rremë "Lule Gjeli"

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës