Zgjedhjet e brendshme në PDK: Detaje çka pritet të ndodh

Zgjedhjet e brendshme në PDK: Detaje çka pritet të ndodh

Menjëherë pas shpalljes së rezultatve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Partia Demokratike e Kosovës e cila doli e dyta me 20.98 % ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e brendshme. Kryetari i PDK, Bedri Hamza, i cili ishte shprehur se nuk është i kënaqur me rezultatin, po e sheh të nevojshme mbajtjen e një procesi të […]

Menjëherë pas shpalljes së rezultatve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Partia Demokratike e Kosovës e cila doli e dyta me 20.98 % ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e brendshme. Kryetari i PDK, Bedri Hamza, i cili ishte shprehur se nuk është i kënaqur me rezultatin, po e sheh të nevojshme mbajtjen e një procesi të brendshëm që sipas tij “do ta forcojë partinë”, shkruan Periskopi.

Pse do të mbahen zgjedhjet e brendshme në PDK dhe çka përfshijnë ato?

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur të hyjë në një fazë të re riorganizimi dhe kjo do të nis me përgatitjen për zgjedhjet e brendshme, proces që pritet të zgjasë deri 9 muaj.

Betim Gjoshi nga PDK ka thënë se ku është një cikël zgjedhor i cili do të nis nga nëndegët, degët e deri te zgjedhja e kryetarit të partisë.

“Është cikel i ri zgjedhor, duke nisur nga nëndeget, degët dhe deri kryetari i partisë. Ky proces i brendshëm zgjedhor në PDK do të zgjasë përafërsisht 9 muaj, deri në thirrjen e Konventes, ku zgjedhjet e brendshme përfshijnë edhe kryetarin e PDK i cili në konvente do të vendosë nëse do të qendroj kryetar i PDK”, tha Betim Gjoshi për Periskopin.

Çka deklaroi Bedri Hamza?

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza dje ka mbledhur kryetarët e degëve me të cilët ka diskutuar për këtë proces.

“PDK-ja po hyn në një fazë të re riorganizimi. Zgjedhjet e brendshme, për të cilat sot diskutova edhe me kryetarët e degëve, janë hap i domosdoshëm për forcimin e PDK-së. Ne synojmë më shumë, sepse Kosova ka nevojë për më shumë. Ka nevojë edhe për një PDK më të fortë, më të hapur dhe më të organizuar. Kjo kërkon punë të vazhdueshme, degë aktive dhe hapësirë më të madhe për të rinjtë, në çdo nivel të partisë.
Kjo është rruga për një PDK më afër qytetarëve dhe gjithnjë në shërbim të Kosovës”, shkroi dje Hamza në Facebook.

Kujtojmë se me 17 nëntor, PDK kishte mbajtur Konvetën e partisë, në të cilën Bedri Hamza u zgjodh kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.
Hamza u zgjodh përmes votimit të hapur dhe për të nuk kishte vota kundër.

Ai nuk kishte kundërkandidat dhe zgjedhja e tij u bë pasi Memli Krasniqi dha dorëheqje nga kreu i partisë.

Krasniqi ka qenë pjesë e PDK-së për gati dy dekada, fillimisht si kryetar i të rinjve të partisë e më pas nënkryetar i partisë para se të zgjidhej kryetar më 2021.

Nën udhëheqjen e Memli Krasniqit, PDK-ja përveç që doli e dyta në zgjedhje nacionale, ajo i fitoi gjashtë komuna në zgjedhje lokale të 2025, duke pësuar një rënie të vogël në nivel lokal, në krahasim me zgjedhjet paraprake./Periskopi

ZYRTARE: Pas 5 viteve, Memli Krasniqi jep dorëheqje nga PDK’së

 

Të ngjashme
Syla për 'Lule Gjelin': E kam pasë në mahall para luftës, iku jashtë e po i terrorizon figurat publike

Syla për 'Lule Gjelin': E kam pasë në mahall para luftës, iku jashtë e po i terrorizon figurat publike

Zjari jashtë kontrollit: Gati 200 mijë persona në Francë, e 60 mijë në Spanjë detyrohen të largohen nga disa rajone

Zjari jashtë kontrollit: Gati 200 mijë persona në Francë, e 60 mijë në Spanjë detyrohen të largohen nga disa rajone

Anthony Joshua kundër Kristian Prenga – gjithçka që duhet të dini për superduelin në Arabinë Saudite

Anthony Joshua kundër Kristian Prenga – gjithçka që duhet të dini për superduelin në Arabinë Saudite

Merrte paratë e qytetarëve dhe nuk u riparonte veturat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë

Merrte paratë e qytetarëve dhe nuk u riparonte veturat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë

Ndalohet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh

Ndalohet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh

Ish-praktikante në NATO, arrestohet një shtetase kanadeze në Belgjikë nën dyshimin për spiunazh

Ish-praktikante në NATO, arrestohet një shtetase kanadeze në Belgjikë nën dyshimin për spiunazh

Festivali ‘Sunny Hill’ drejt “sold out”, 90 për qind e biletave tashmë janë shitur

Festivali ‘Sunny Hill’ drejt “sold out”, 90 për qind e biletave tashmë janë shitur

Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpol ekstradohet nga Kroacia në Kosovë

Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpol ekstradohet nga Kroacia në Kosovë

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani

Trump thotë se nuk mendon se “ka ardhur ende koha” për një marrëveshje me Iranin

Trump thotë se nuk mendon se “ka ardhur ende koha” për një marrëveshje me Iranin

Rita Ora emocionohet në Vjenë: Vij nga një vend i dalë nga lufta, s’është lehtë t’i realizojmë ëndrrat

Rita Ora emocionohet në Vjenë: Vij nga një vend i dalë nga lufta, s’është lehtë t’i realizojmë ëndrrat

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj profilit të rremë "Lule Gjeli"

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj profilit të rremë "Lule Gjeli"

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës