SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Largohuni menjëherë nga Irani

SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Largohuni menjëherë nga Irani

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada Virtuale në Teheran kanë lëshuar një paralajmërim urgjent për qytetarët amerikanë në Iran, duke i nxitur ata të “largohen menjëherë” për shkak të protestave në rritje në të gjithë vendin, dhunës dhe mbylljes së internetit. Paralajmërimi u lëshua të hënën, ndërsa Irani hyri në javën e tretë të demonstratave […]

Paralajmërimi u lëshua të hënën, ndërsa Irani hyri në javën e tretë të demonstratave antiqeveritare, me qindra të vdekur dhe mijëra arrestime, sipas grupeve të të drejtave të njeriut dhe mediave. Kjo thirrje urgjente për t’u larguar nga Irani nxjerr në pah rreziqet në rritje mes trazirave të vazhdueshme civile në vendin e Lindjes së Mesme

Shtetet e Bashkuara nuk kanë ambasadë ose konsullatë në Iran.

Ambasada zvicerane në Teheran ofron vetëm shërbime emergjente dhe asistenca e rregullt konsullore nuk është e disponueshme. Shtetasit e ndaluar amerikanë, veçanërisht ata me shtetësi të dyfishtë, rrallë marrin ndihmë nga jashtë.

Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton mundësi të ndryshme diplomatike me Iranin, ndërkohë që po shqyrton edhe një sulm ushtarak për të penguar udhëheqësit iranianë të vrasin më shumë protestues. Pentagoni, raporton Nju Jork Times, po i paraqet Trump një gamë më të gjerë opsionesh sulmi sesa është raportuar më parë, raporton A2 CNN.

Objektivat e mundshëm përfshijnë programin bërthamor të Iranit, me veprime që do të shkonin përtej sulmeve ajrore amerikane që e shënjestruan atë në qershor, dhe vendet e lëshimit të raketave balistike, sipas një zyrtari amerikan.

Megjithatë, opsionet më të mundshme, sipas burimeve të mediave ndërkombëtare, do të ishin një sulm kibernetik ose një sulm ndaj aparatit të sigurisë së brendshme të Iranit, i cili po përdor forcë vdekjeprurëse kundër protestuesve. Çdo sulm i pritshëm mund të provokojë një hakmarrje të fortë nga Irani. Trump pritet të informohet mbi opsionet e ndryshme sot.

Të ngjashme
Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë

Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë

Fund i hidhur për këto kombëtare, i japin lamtumirën Botërorit

Fund i hidhur për këto kombëtare, i japin lamtumirën Botërorit

Auditori gjen shkelje në Ministrinë e Bujqësisë: Grante pa program, përfitues të fshehur dhe vonesa në pagesa

Auditori gjen shkelje në Ministrinë e Bujqësisë: Grante pa program, përfitues të fshehur dhe vonesa në pagesa

Qeveria në Danimarkë drejt ndalimit të thirrjes islame, ezanit: Nuk ka vend mbi çatitë daneze

Qeveria në Danimarkë drejt ndalimit të thirrjes islame, ezanit: Nuk ka vend mbi çatitë daneze

Samiti i NATO në Turqi, Ministria e Mbrojtjes e konfirmon: S’jemi ftuar

Samiti i NATO në Turqi, Ministria e Mbrojtjes e konfirmon: S’jemi ftuar

Komuna e Prishtinës njofton për fazën e tretë të dezinsektimit, nis nga e hëna

Komuna e Prishtinës njofton për fazën e tretë të dezinsektimit, nis nga e hëna

Igballe Huduti në protestën për Zvërnecin, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Igballe Huduti në protestën për Zvërnecin, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Trump premton ndihmë për Venezuelën, pas tërmeteve që vranë dhjetëra persona

Trump premton ndihmë për Venezuelën, pas tërmeteve që vranë dhjetëra persona

Çmimi i naftës bie në nivele të papara që nga lufta me Iranin

Çmimi i naftës bie në nivele të papara që nga lufta me Iranin

KQZ tregon kur pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

KQZ tregon kur pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

ShBA: 3-vjeçarja humb jetën nga morrat, prindërit lejuan që infeksioni t’i kthehet në anemi

ShBA: 3-vjeçarja humb jetën nga morrat, prindërit lejuan që infeksioni t’i kthehet në anemi

I burgosuri nga Kosova mashtron rojet dhe arratiset nga spitali në Itali

I burgosuri nga Kosova mashtron rojet dhe arratiset nga spitali në Itali