Trump premton ndihmë për Venezuelën, pas tërmeteve që vranë dhjetëra persona

Trump premton ndihmë për Venezuelën, pas tërmeteve që vranë dhjetëra persona

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, është zotuar të mërkurën se do të angazhojë burime amerikane për të ndihmuar Venezuelën, e goditur nga dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 që kanë tronditur zonat pranë bregdetit verior të vendit dhe kanë shkatërruar ndërtesa në kryeqytetin Caracas, duke detyruar shpalljen e gjendjes emergjente.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi: “ShBA qëndron e gatshme, e vullnetshme dhe e aftë për të ndihmuar”, duke shtuar se i ka urdhëruar të gjitha agjencitë qeveritare të përgatiten për të “vepruar shpejt”. Ai e përshkroi popullin e Venezuelës si “miq të rinj dhe të mëdhenj”, shkruan CNBC, transmeton Periskopi.

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, tha gjatë ditës se ShBA është në kontakt me autoritetet venezueliane dhe ka filluar mobilizimin e ndihmave për vendin e Amerikës së Jugut.

Sipas zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit, Jeremy Lewin, tashmë është aktivizuar një ekip për ndihmë në katastrofa dhe një task-forcë që do të koordinojë dhe dërgojë ndihma urgjente për Venezuelën, përfshirë ekipe kërkim-shpëtimi, furnizime mjekësore dhe ndihmë humanitare.

Ndërkohë, Shërbimi Gjeologjik i ShBA-së (USGS) ka lëshuar dy alarme të kuqe radhazi përmes sistemit të tij PAGER, duke vlerësuar se ekziston 41% mundësi që numri i viktimave të kalojë 10,000 dhe 17% mundësi që ai të arrijë deri në 100,000. Po ashtu, parashikohet që tërmeti shkatërrues mund t’i ulë ekonomisë së Venezuelës (GDP-së) deri në 7%./ Periskopi/

Të ngjashme
Qeveria në Danimarkë drejt ndalimit të thirrjes islame, ezanit: Nuk ka vend mbi çatitë daneze

Qeveria në Danimarkë drejt ndalimit të thirrjes islame, ezanit: Nuk ka vend mbi çatitë daneze

Samiti i NATO në Turqi, Ministria e Mbrojtjes e konfirmon: S’jemi ftuar

Samiti i NATO në Turqi, Ministria e Mbrojtjes e konfirmon: S’jemi ftuar

Komuna e Prishtinës njofton për fazën e tretë të dezinsektimit, nis nga e hëna

Komuna e Prishtinës njofton për fazën e tretë të dezinsektimit, nis nga e hëna

Igballe Huduti në protestën për Zvërnecin, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Igballe Huduti në protestën për Zvërnecin, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Çmimi i naftës bie në nivele të papara që nga lufta me Iranin

Çmimi i naftës bie në nivele të papara që nga lufta me Iranin

KQZ tregon kur pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

KQZ tregon kur pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

ShBA: 3-vjeçarja humb jetën nga morrat, prindërit lejuan që infeksioni t’i kthehet në anemi

ShBA: 3-vjeçarja humb jetën nga morrat, prindërit lejuan që infeksioni t’i kthehet në anemi

I burgosuri nga Kosova mashtron rojet dhe arratiset nga spitali në Itali

I burgosuri nga Kosova mashtron rojet dhe arratiset nga spitali në Itali

Zhduket një grua në Ferizaj, doli dje nga shtëpia dhe nuk u kthye më

Zhduket një grua në Ferizaj, doli dje nga shtëpia dhe nuk u kthye më

Elmi Reçica i reagon Ilir Feratit: Mos e keqpërdor emrin tim për shpifje dhe për betejat e juaja të brendshme politike

Elmi Reçica i reagon Ilir Feratit: Mos e keqpërdor emrin tim për shpifje dhe për betejat e juaja të brendshme politike

Shërbimi Gjeologjik i SHBA’së thotë se numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë mund të jetë deri në 100,000

Shërbimi Gjeologjik i SHBA’së thotë se numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë mund të jetë deri në 100,000

Pas Merdares, Dogana e synon vendosjen e skanerëve X-Ray në të gjitha pikat kufitare

Pas Merdares, Dogana e synon vendosjen e skanerëve X-Ray në të gjitha pikat kufitare

0:000:00