Vrau me thikë vëllain teksa punonin në arë, arrestohet 76 vjeçari në Kavajë

Arrestohet 76-vjeçari që vrau me thikë të vëllain në Agonas të Kavajës në Shqipëri.
Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së mërkurës, ku 76-vjeçari M. Rr., dhe vëllai i tij E. Rr., 74 vjeç ndodheshin në arë.
Mes tyre ka ndodhur një konflikt dhe gjatë përplasjes 76-vjeçari e ka goditur vëllain me mjet prerës.
I plagosuri u dërgua për në spital, por ndërroi jetë rrugës.
Njoftimi i Policisë:
Arrestohet M. Rr., 76 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e dejshme, në fshatin Agonas, Kavajë, ka vrarë me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç.
Thika që dyshohet se u përdorur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.











