Maduro mund të përfundojë në burgun ku mbahej dikur edhe El Chapo

Maduro mund të përfundojë në burgun ku mbahej dikur edhe El Chapo

Deri më tani nuk dihet se ku do të qëndrojnë presidenti venezuelian, Nicolas Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores gjatë gjykimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, sipas aktakuzave, ata mund të vendosen në një burg me siguri të lartë në Brooklyn, New York. Bëhet fjalë për Metropolitan Detention Center, ku, ndër të […]

Bëhet fjalë për Metropolitan Detention Center, ku, ndër të tjera, ka qëndruar udhëheqësi i kartelit Joaquin “El Chapo” Guzman, para se të dënohej me burgim të përjetshëm. Ky burg është i destinuar për ata që paraqesin kërcënim të madh për sigurinë dhe është burgu i vetëm i tillë në New York, pasi u mbyll ai në Manhattan pas vetëvrasjes së pedofilit amerikan, Jeffreyt Epstein.

Pas arratisjes së El Chapos nga burgu në Meksikë, në Metropolitan Detention Center janë marrë të gjitha masat që një arratisje të mos përsëritet.

Në këtë burg amerikan ka qëndruar edhe një nga themeluesit e kartelit të El Chapos, Ismael “El Mayo” Zambada Garcia, deri sa pranoi fajësinë për akuzat që rëndonin mbi të.

Ende nuk është e qartë nëse amerikanët do të rrezikonin ta vendosnin Maduron në një burg në një zonë të banuar fort të New Yorkut, çka paraqet një rrezik sigurie.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur se presidenti venezuelian ndodhet aktualisht në anijen amerikane USS Iwo Jima, ku do të përballet me aktakuzën për narkotikë dhe armë, shkruan CNN.

Përkujtojmë se sot, dy orë pas mesnate, Amerika ka kryer një sulm ushtarak ndaj Venezuelës dhe ka arrestuar Maduron dhe gruan e tij. Ata akuzohen për bashkëpunim me kartelët e drogës./Periskopi/

Të ngjashme
Syla për 'Lule Gjelin': E kam pasë në mahall para luftës, iku jashtë e po i terrorizon figurat publike

Syla për 'Lule Gjelin': E kam pasë në mahall para luftës, iku jashtë e po i terrorizon figurat publike

Zjari jashtë kontrollit: Gati 200 mijë persona në Francë, e 60 mijë në Spanjë detyrohen të largohen nga disa rajone

Zjari jashtë kontrollit: Gati 200 mijë persona në Francë, e 60 mijë në Spanjë detyrohen të largohen nga disa rajone

Anthony Joshua kundër Kristian Prenga – gjithçka që duhet të dini për superduelin në Arabinë Saudite

Anthony Joshua kundër Kristian Prenga – gjithçka që duhet të dini për superduelin në Arabinë Saudite

Merrte paratë e qytetarëve dhe nuk u riparonte veturat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë

Merrte paratë e qytetarëve dhe nuk u riparonte veturat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë

Ndalohet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh

Ndalohet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh

Ish-praktikante në NATO, arrestohet një shtetase kanadeze në Belgjikë nën dyshimin për spiunazh

Ish-praktikante në NATO, arrestohet një shtetase kanadeze në Belgjikë nën dyshimin për spiunazh

Festivali ‘Sunny Hill’ drejt “sold out”, 90 për qind e biletave tashmë janë shitur

Festivali ‘Sunny Hill’ drejt “sold out”, 90 për qind e biletave tashmë janë shitur

Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpol ekstradohet nga Kroacia në Kosovë

Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpol ekstradohet nga Kroacia në Kosovë

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani

Trump thotë se nuk mendon se “ka ardhur ende koha” për një marrëveshje me Iranin

Trump thotë se nuk mendon se “ka ardhur ende koha” për një marrëveshje me Iranin

Rita Ora emocionohet në Vjenë: Vij nga një vend i dalë nga lufta, s’është lehtë t’i realizojmë ëndrrat

Rita Ora emocionohet në Vjenë: Vij nga një vend i dalë nga lufta, s’është lehtë t’i realizojmë ëndrrat

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj profilit të rremë "Lule Gjeli"

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj profilit të rremë "Lule Gjeli"

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës