LDK mblidhet për herë të parë pas 28 dhjetorit – A do t`i kërkohet dorëheqja Abdixhikut?

LDK mblidhet për herë të parë pas 28 dhjetorit – A do t`i kërkohet dorëheqja Abdixhikut?

Kryesia e ngushtë e Lidhjes Demorkatike të Kosovës pritet të mblidhet nesër, raporton Periskopi. Ky takim vie pas rezultatit të dobët që doli ky subjekt politik në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku mori vetëm 13.34 përqind apo vetëm 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Mbledhja do të mbahet në selinë e LDK me fillim nga […]

Ky takim vie pas rezultatit të dobët që doli ky subjekt politik në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku mori vetëm 13.34 përqind apo vetëm 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Mbledhja do të mbahet në selinë e LDK me fillim nga ora 14:00, ka thënë një burim i Periskopit.

“Më shumë është takim konsultativ…”, ka thënë një zyrtar i lartë i LDK`së.

Një burim tjetër i ka thënë Periskopit se në këtë mbledhje të Kryesisë së ngushtë do të diskutohet çështja e kryetarit të LDK, Lumri Abdixhikut nëse atij do t’i kërkohet largimi nga partia pas rezultatit të 28 dhjetorit, ku LDK humbi pesë mandate.

“Një çështje tjetër që pritet të disktutohet është edhe si do të veprojë grupi parlamentar i LDK në Kuvendin e Kosovës….”, ka thënë ky burim.

Pas rezultatit të 28 dhjetorit figurat me peshë në Lidhjen Dmeorkatike të Kosoëvs kanë kërkuar dorëheqjen e të parit të partisë, Lumri Abdixhikut, përderisa një pjesë tjetër, kryesisht ata të cilët kanë arritur të bëhen deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit publikisht kanë thënë se nuk do ta përkrahnin largimin e Abdixhikut nga drejtimi i partisë.

Përveç që ka dal në një konferencë për media natën e 28 dhjetorit ku ka komentuar rezultatin e dobët të LDK, Lumir Abdixhiku në disa postime në faqen e tij në Facebook ka akuzuar gjithkënd që po kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i partisë.

Pas mbledhjes së kryesisë së ngushtë mund të thirret edhe Kuvendi i LDK e ku ata do të vendoset për fatin politik të Lumir Abdixhikut sa i përket drejtimit të partisë.
ndërkohë vetë Abdixhiku në konferencën e 28 dhjetorit ka thënë se rezultati i LDK nuk ka qenë ai që kanë pritur.

“Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kemi pritur. Nuk është ai që unë si kryetar kam dëshiruar ta shohë ndonjëherë. Ky është një moment reflektimi i thellë, i përgjegjësisë dhe seriozitetit politik, ku qytetarët flasin e ne duhet t’i dëgjojmë. Kur populli jep verdiktin e vet ne duhet ta dëgjojmë e respektojmë. Demokracia funksionon kur udhëheqësit janë të gatshëm të mbajnë përgjegjësi, jo vetëm kur kanë festë, por edhe kur kanë humbje si kjo”, kishte deklaruar ai.

Abdixhiku kishte paralajmëruar mbledhje me Këshillin e Përgjithshëm, ku anëtarët do të vendosin për shkakrimin e tij apo vazhdimin e të qenurit në krye të Lidhjes Demoerkatike të Kosovës.

Të ngjashme
Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër

PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër

Ulutash: Amerika është kontribuesi kyç në KFOR për stabilitet e siguri të Kosovës e gjithë rajonit

Ulutash: Amerika është kontribuesi kyç në KFOR për stabilitet e siguri të Kosovës e gjithë rajonit

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore

Cakolli për profilet e rreme: Përdorin fjalor e i mbrojnë njerëzit e njejtë, vështirë të besohet që s’kanë sfond politik

Cakolli për profilet e rreme: Përdorin fjalor e i mbrojnë njerëzit e njejtë, vështirë të besohet që s’kanë sfond politik

Ramadani rikthen deklaratën e tij të majit: Prapa profileve të rreme s’përjashtohet që janë disa ministra

Ramadani rikthen deklaratën e tij të majit: Prapa profileve të rreme s’përjashtohet që janë disa ministra

Huthitë e Jemenit sulmojnë Arabinë Saudite

Huthitë e Jemenit sulmojnë Arabinë Saudite

Shqipëria nis përgatitjet për euron, rregulla të reja për politikën monetare

Shqipëria nis përgatitjet për euron, rregulla të reja për politikën monetare

'Lule Gjeli' kërkon shpëtim, Tomë Gashi i paraqitet në heshtje me “like”

'Lule Gjeli' kërkon shpëtim, Tomë Gashi i paraqitet në heshtje me “like”

Komandanti i KFOR-it: Presim mbështetje nga Serbia për të siguruar llogaridhënie për sulmet e vitit 2023

Komandanti i KFOR-it: Presim mbështetje nga Serbia për të siguruar llogaridhënie për sulmet e vitit 2023

Takim në fshehtësi të plotë: Vjosa Osmani në takim me delegatët e LDK-së që kërkojnë shkarkimin e Lumir Abdixhikut

Takim në fshehtësi të plotë: Vjosa Osmani në takim me delegatët e LDK-së që kërkojnë shkarkimin e Lumir Abdixhikut