Kryetari i Rahovecit për vërshimet e sotme: Instituti Hidrometeorologjik ka dështuar

Kryetari i Rahovecit për vërshimet e sotme: Instituti Hidrometeorologjik ka dështuar

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka deklaruar se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka dështuar në paralajmërimin e institucioneve komunale për vërshimet e sotme, duke theksuar se komuna nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar paraprak për reshjet e mëdha. Rahoveci është prej komunave më të goditura nga reshjet e sotme në Kosovë. Gjithashtu, […]

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka deklaruar se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka dështuar në paralajmërimin e institucioneve komunale për vërshimet e sotme, duke theksuar se komuna nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar paraprak për reshjet e mëdha.

Rahoveci është prej komunave më të goditura nga reshjet e sotme në Kosovë. Gjithashtu, Malisheva e Drenasi kanë raportuar për dëme të mëdha.

“S’kemi qenë fare të informuar. Mendoj që IHMK-ja ka dështuar. Nuk kemi pasur asnjë raport zyrtar prej tyre, siç zakonisht duhet të veprojnë. Na kanë thënë se po punojnë me staf të reduktuar për shkak të festave të fundvitit”, ka thënë Latifi në emisionin “60 Minuta” të KTV-së të martën.

Sipas tij, askush nuk e ka ditur se do të ketë potencial kaq të madh të reshjeve, ndërsa paralajmërimi i parë nga IHMK-ja ka ardhur vetëm sot, përmes një emaili, ku thuhet se edhe dy ditët në vijim do të ketë reshje dhe se institucionet duhet të jenë në gatishmëri.

Latifi ka bërë të ditur se situata më e rëndë ka qenë nga mesnata deri rreth orës 11:00, kur ekipet komunale, policia, zjarrfikësit dhe operatorë të ndryshëm kanë qenë në terren për të menaxhuar situatën dhe për të minimizuar pasojat nga vërshimet në amvisëri, toka bujqësore dhe infrastrukturë rrugore.

“Ka rrugë që janë shembur, kemi pasur probleme edhe me KEDS-in për shkak të rrëzimit të shtyllave elektrike. Kemi vepruar bashkërisht për t’i minimizuar dëmet”, ka shtuar ai.

Laitifi ka bërë të ditur se në fshatin Çifllag, ku dy gra të moshuara kishin refuzuar të largoheshin nga shtëpia e përmbytur. Por që u evakuuan më pas nga ekipet e emergjencës dhe aktualisht gjendja e tyre është e mirë. Sipas Latifit, aktualisht në komunë nuk ka persona të ngujuar.

Kryetari i Rahovecit ka konfirmuar se janë kontaktuar edhe nga presidentja Vjosa Osmani, ministri Elbert Krasniqi dhe Hysen Durmishi, të cilët kanë ofruar ndihmë, por për momentin situata po menaxhohet nga institucionet lokale.

“Situata tani është stabilizuar për shkak se kanë pushuar reshjet. Nëse reshjet vazhdojnë me intensitet të ulët, besoj që nuk do të ketë telashe të mëdha”, ka deklaruar Latifi, duke bërë të ditur se është themeluar edhe Shtabi Komunal për Emergjencë.

Sa i përket dëmeve, Latifi ka thënë se është ende herët të flitet për shifra konkrete. Ai theksoi se gjendje më e rëndë është raportuar në Fortesë, por probleme ka pasur edhe në Çifllak, Ratkoc, Gexhë./Periskopi/

Pas Malishevës, edhe Juniku shpall gjendje të jashtëzakonshme

Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme

Të ngjashme
Inflacioni në rritje, ekspertët kërkojnë masa urgjente për zbutjen e krizës

Inflacioni në rritje, ekspertët kërkojnë masa urgjente për zbutjen e krizës

Tensione në kufirin e NATO-s, Rumania rrëzon tre dronë për tri ditë

Tensione në kufirin e NATO-s, Rumania rrëzon tre dronë për tri ditë

Joshua pas fitores ndaj Prengës: E kisha planifikuar nokautin, por ai më befasoi

Joshua pas fitores ndaj Prengës: E kisha planifikuar nokautin, por ai më befasoi

Tetë vjet pa Adem Demaçin, Hamza: Mbrojtësi më i madh i dinjitetit kombëtar

Tetë vjet pa Adem Demaçin, Hamza: Mbrojtësi më i madh i dinjitetit kombëtar

Shtohet fluksi i automjeteve nëpër kufijtë e Kosovës, pritje e kolona të gjata në disa pikëkalime

Shtohet fluksi i automjeteve nëpër kufijtë e Kosovës, pritje e kolona të gjata në disa pikëkalime

Dita e policëve të rënë në detyrë, Haradinaj: Sakrifica e tyre, themel i shtetin tonë

Dita e policëve të rënë në detyrë, Haradinaj: Sakrifica e tyre, themel i shtetin tonë

278 kërkesa për ta ndjekur aktgjykimin e madh në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK’së

278 kërkesa për ta ndjekur aktgjykimin e madh në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK’së

Krerët e shtetit bënë homazhe pranë Lapidarit të Policëve të rënë

Krerët e shtetit bënë homazhe pranë Lapidarit të Policëve të rënë

Fermerët e Kovragës reagojnë pas dëmeve nga breshri: Po ndihemi jetimë nga institucionet

Fermerët e Kovragës reagojnë pas dëmeve nga breshri: Po ndihemi jetimë nga institucionet

“Dallaveret me fletëvotimet në Zagreb” - Prokuroria mbyll hetimet ndaj Martin Berishajt

“Dallaveret me fletëvotimet në Zagreb” - Prokuroria mbyll hetimet ndaj Martin Berishajt

Ngrihen dyshime për “kurdisje” në duelin Joshua–Prenga

Ngrihen dyshime për “kurdisje” në duelin Joshua–Prenga

Kontrabandë me migrantë: 6 shtetas të huaj gjenden në rimorkion e një kamioni në Gjilan

Kontrabandë me migrantë: 6 shtetas të huaj gjenden në rimorkion e një kamioni në Gjilan

Irani dhe Omani zhvillojnë bisedime për Ngushticën e Hormuzit

Irani dhe Omani zhvillojnë bisedime për Ngushticën e Hormuzit