“Dallaveret me fletëvotimet në Zagreb” - Prokuroria mbyll hetimet ndaj Martin Berishajt

“Dallaveret me fletëvotimet në Zagreb” - Prokuroria mbyll hetimet ndaj Martin Berishajt

Hetimet që nisën në shkurt të vitit 2025 ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nën dyshimet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, tashmë kanë përfunduar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Albanian Post se rasti, i lidhur me procedurën e transportimit të votave nga diaspora, është mbyllur, transmeton Periskopi.

Prokuroria në përgjigjen e saj ka bërë të ditur se vendimi për mbylljen e hetimeve është marrë pas përfundimit të të gjitha veprimeve hetimore, përfshirë grumbullimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve relevantë për këtë çështje.

“Pas shqyrtimit të të gjitha informatave dhe provave të siguruara gjatë procedurës paraprake, Prokurori i Shtetit ka përpiluar raport për mbylljen e rastit, pasi që nuk ekziston dyshim i arsyeshëm se është kryer vepra penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.


Hetimet nisën pas raportimeve në media gjatë kohës kur u mbajtën zgjedhjet e rregullta, ku dyshohej se Berishaj kishte ndërhyrë në procesin zgjedhor, duke marrë vetë zarfet me fletëvotime nga diaspora për t’i dërguar më pas në Ambasadën e Kosovës në Zagreb.

Prokuroria kishte pranuar një raport informues nga policia më 25 shkurt të vitit të kaluar, lidhur me zbatimin e autorizimeve të dhëna nga Prokurori i Shtetit, në kuadër të dyshimeve të ngritura ndaj Berishajt për procesin zgjedhor të 9 shkurtit dhe pranimin e votave përmes dërgesave postare.

Megjithatë, kjo nuk është çështja e vetme për të cilën Berishaj po hetohet. Ai ishte intervistuar në prill të vitit 2024 nga Prokuroria Speciale lidhur me dyshimet për veprat penale “Shpëlarja e parave”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Mosraportimi ose raportimi i rremë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Mediumi ka dërguar pyetje në Prokurorinë Speciale për të mësuar rreth ecurisë së këtij procesi dhe se kur mund të presë opinioni publik një epilog përfundimtar për këtë rast, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka pranuar përgjigje nga ky institucion.


Hetime për Berishajn ka edhe në Serbi. Gjatë vitit të kaluar, Zyra e Prokurorit të Posaçëm të Sllovenisë ia kishte kaluar hetimet institucioneve të Serbisë,pasi, sipas këtij institucioni slloven, të gjitha provat ndodheshin në këtë shtet.

Rasti i Martin Berishajt u bë publik në prill të vitit 2022, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në Slloveni, pas publikimit të dokumenteve nga një agjenci e huaj për parandalimin e pastrimit të parave. Dokumentet ngritën dyshime për transferta të shumta financiare nga kompania energjetike GEN-I Beograd drejt dy kompanive të lidhura me Berishajn, të regjistruara në Kosovë dhe Mal të Zi, me emrin MB Consulting.

Sipas raportimeve, GEN-I Beograd kishte transferuar në disa këste më shumë se dy milionë euro te kompanitë e Berishajt, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve dyshohet se ishte tërhequr në para të gatshme nga vetë Berishaj.

Tërheqja e rreth 1.8 milionë eurove në cash ngriti pikëpyetje lidhur me destinimin e këtyre fondeve dhe natyrën e shërbimeve për të cilat ishin kryer pagesat.

Berishaj i ka mohuar akuzat për keqpërdorim financiar, duke deklaruar se pagesat kanë qenë të lidhura me shërbime konsulence dhe aktivitete të ligjshme biznesi.



Të ngjashme
Irani dhe Omani zhvillojnë bisedime për Ngushticën e Hormuzit

Irani dhe Omani zhvillojnë bisedime për Ngushticën e Hormuzit

MINT publikon çmimet e derivateve për 26-27 korrik - kaq është nafta

MINT publikon çmimet e derivateve për 26-27 korrik - kaq është nafta

Kristian Prenga thyen heshtjen pas humbjes: Më falni, nuk ju bëra krenar

Kristian Prenga thyen heshtjen pas humbjes: Më falni, nuk ju bëra krenar

Anthony Joshua “vishet” me flamurin kuqezi (VIDEO)

Anthony Joshua “vishet” me flamurin kuqezi (VIDEO)

Tre të lënduar nga aksidenti i rëndë në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë

Tre të lënduar nga aksidenti i rëndë në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë

E rëndë në Fushë Kosovë: Vdes një person, dyshohet se u ngufat nga ushqimi

E rëndë në Fushë Kosovë: Vdes një person, dyshohet se u ngufat nga ushqimi

Tentim vrasje në Sheshin “Skënderbeu”, një person theret me thikë në shpinë

Tentim vrasje në Sheshin “Skënderbeu”, një person theret me thikë në shpinë

Tetë vjet pa Adem Demaçin

Tetë vjet pa Adem Demaçin

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të zyrtarëve të rënë në kryerje të detyrës

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të zyrtarëve të rënë në kryerje të detyrës

Aksident në Zonën Industriale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar

Aksident në Zonën Industriale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar

Joshua paralajmëron Furyn pas fitores ndaj Prengës: Do t’ia shqyej zemrën

Joshua paralajmëron Furyn pas fitores ndaj Prengës: Do t’ia shqyej zemrën

Fluks i ulët në pikat kufitare, pritjet deri në 10 minuta

Fluks i ulët në pikat kufitare, pritjet deri në 10 minuta

0:000:00