Kontrabandë me migrantë: 6 shtetas të huaj gjenden në rimorkion e një kamioni në Gjilan

Gjashtë shtetas të huaj janë gjetur në rimorkion e një kamioni në Gjilan, gjatë shkarkimit të mallrave.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 25 korrik, rreth orës 11:05. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se në rimorkion e kamionit ndodheshin gjashtë persona meshkuj, shtetas të huaj.
Ata, së bashku me drejtuesin e kamionit, janë shoqëruar në stacionin policor, ku ka qenë i pranishëm edhe prokurori. Pas intervistimit, shtetasve të huaj u janë lëshuar vërtetimet për akomodim, në përputhje me procedurat, dhe më pas janë liruar.
Ndërkohë, edhe drejtuesi i kamionit, pas inicimit të rastit dhe konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjilan / 25.07.2026 – 11:05. Policia ka pranuar një informatë se gjatë shkarkimit të mallrave nga një kamion në rimorkio janë hasur disa shtetas të huaj. Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se aty ishin 6 persona meshkuj – shtetas të huaj. Të njëjtit së bashku me drejtuesin e kamionit janë sjellë në stacion ku ka qenë prezent edhe prokurori. Shtetasit e huaj pasi janë intervistuar të njëjtëve u janë lëshuar vërtetimet për akomodim sipas procedurave dhe janë liruar. Po ashtu edhe i dyshuari (drejtuesi i kamionit) pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. Rasti në hetime”.











