Ngrihen dyshime për “kurdisje” në duelin Joshua–Prenga

Ngrihen dyshime për “kurdisje” në duelin Joshua–Prenga

Dueli i së shtunës mbrëma ndërmjet Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës ka nxitur reagime dhe akuza për një kurdisje të mundshme, pas ndryshimit të madh të ritmit të boksierit shqiptar nga raundi i parë në të dytin.


Ish-pronari i Crystal Palace dhe komentatori i talkSPORT, Simon Jordan, ka ngritur dyshime për mënyrën se si u zhvillua përballja në peshat e rënda.

Joshua u gjend në vështirësi të mëdha që në sekondat e parë të meçit, pasi Prenga e rrëzoi në tapet me një goditje të fortë të djathtë.

Boksieri shqiptar vazhdoi presionin dhe e rrëzoi britanikun edhe një herë në minutën e fundit të raundit të parë, duke e vënë ish-kampionin e botës shumë pranë humbjes.

Megjithatë, situata ndryshoi plotësisht në raundin e dytë. Prenga nuk vazhdoi me të njëjtin intensitet, ndërsa Joshua shfrytëzoi mundësinë për t’u rikuperuar dhe e nokautoi shqiptarin me një goditje të fuqishme të djathtë.

Pas përfundimit të duelit, Jordan reagoi në rrjetet sociale, duke deklaruar se mënyra se si ndryshoi rrjedha e ndeshjes i dukej e dyshimtë.


“Nuk e besoj atë ndeshje të Anthony Joshuas. U rrëzua dy herë dhe më pas papritur mori kontrollin e ritmit në raundin e dytë. Si është e mundur? Prenga ishte krejtësisht ndryshe në raundin e dytë. Diçka nuk duket në rregull. Gjithçka ishte projektuar për të gjeneruar sa më shumë para”, shkroi Jordan.

Edhe statistikat tregojnë një rënie të ndjeshme të aktivitetit të Prengës. Sipas CompuBox, ai tentoi 46 goditje në raundin e parë dhe realizoi 13 prej tyre, ndërsa në raundin e dytë hodhi vetëm 17 goditje, duke goditur në objektiv tri herë.

Dyshimeve të Jordanit iu bashkuan edhe disa tifozë në rrjetet sociale, të cilët vunë në pikëpyetje ndryshimin e menjëhershëm të paraqitjes së Prengës.

Megjithatë, deri më tani nuk është paraqitur asnjë provë që mbështet pretendimet se dueli ishte i kurdisur.

Të ngjashme
Irani dhe Omani zhvillojnë bisedime për Ngushticën e Hormuzit

Irani dhe Omani zhvillojnë bisedime për Ngushticën e Hormuzit

MINT publikon çmimet e derivateve për 26-27 korrik - kaq është nafta

MINT publikon çmimet e derivateve për 26-27 korrik - kaq është nafta

Kristian Prenga thyen heshtjen pas humbjes: Më falni, nuk ju bëra krenar

Kristian Prenga thyen heshtjen pas humbjes: Më falni, nuk ju bëra krenar

Anthony Joshua “vishet” me flamurin kuqezi (VIDEO)

Anthony Joshua “vishet” me flamurin kuqezi (VIDEO)

Tre të lënduar nga aksidenti i rëndë në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë

Tre të lënduar nga aksidenti i rëndë në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë

E rëndë në Fushë Kosovë: Vdes një person, dyshohet se u ngufat nga ushqimi

E rëndë në Fushë Kosovë: Vdes një person, dyshohet se u ngufat nga ushqimi

Tentim vrasje në Sheshin “Skënderbeu”, një person theret me thikë në shpinë

Tentim vrasje në Sheshin “Skënderbeu”, një person theret me thikë në shpinë

Tetë vjet pa Adem Demaçin

Tetë vjet pa Adem Demaçin

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të zyrtarëve të rënë në kryerje të detyrës

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të zyrtarëve të rënë në kryerje të detyrës

Aksident në Zonën Industriale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar

Aksident në Zonën Industriale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar

Joshua paralajmëron Furyn pas fitores ndaj Prengës: Do t’ia shqyej zemrën

Joshua paralajmëron Furyn pas fitores ndaj Prengës: Do t’ia shqyej zemrën

Fluks i ulët në pikat kufitare, pritjet deri në 10 minuta

Fluks i ulët në pikat kufitare, pritjet deri në 10 minuta

0:000:00