Tensione në kufirin e NATO-s, Rumania rrëzon tre dronë për tri ditë

Tensione në kufirin e NATO-s, Rumania rrëzon tre dronë për tri ditë

Rumania ka rrëzuar tre dronë brenda vetëm tri ditësh, ndërsa autoritetet rumune kanë konfirmuar se njëri prej tyre ishte i tipit “Shahed”, i përdorur nga Rusia në luftën kundër Ukrainës.

Presidenti i Rumanisë, Nicușor Dan, njoftoi se të dielën në mëngjes një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore rumune rrëzoi një dron mbi ujërat territoriale të Rumanisë, në zonën Sulina–Chilia në deltën e Danubit, pranë kufirit me Ukrainën.

“Përgëzoj pilotët dhe ekipet tokësore për profesionalizmin, guximin dhe efikasitetin me të cilin kryejnë misionet e tyre”, shkroi Dan në rrjetin social X.

Një ditë më parë, të shtunën, një tjetër dron u rrëzua rreth 10 kilometra në perëndim të fshatit Sfântu Gheorghe, pasi dy avionë F-16 u ngritën për ta identifikuar dhe interceptuar objektivin. Ministria rumune e Mbrojtjes bëri të ditur se droni u rrëzua në mënyrë të sigurt në një zonë të pabanuar pranë kufirit.

Ndërkaq, edhe të premten, një F-16 rumun kishte rrëzuar një tjetër dron.

Prokuroria e Përgjithshme e Rumanisë ka konfirmuar se droni i rrëzuar të premten ishte i tipit “Shahed”, i përdorur nga forcat ruse në agresionin ndaj Ukrainës. Hetimet për dronët e rrëzuar të shtunën dhe të dielën janë ende në zhvillim.

Presidenti Dan e cilësoi të papranueshme shkeljen e vazhdueshme të hapësirës ajrore rumune nga Rusia.

“Veprime të tilla janë të papranueshme dhe po i trajtojmë me seriozitetin maksimal, në bashkëpunim me aleatët tanë”, deklaroi ai.

Rumania, si vend anëtar i NATO-s dhe me dalje në Detin e Zi, është përballur muajt e fundit me një rritje të incidenteve që lidhen me dronët për shkak të luftës në Ukrainë.

Në muajin maj, një dron rus me eksploziv u rrëzua mbi një ndërtesë banimi në Galați, duke shkaktuar zjarr në çati dhe plagosur dy persona. Ndërsa në qershor, një dron detar ukrainas shpërtheu në portin e Konstancës, pasi, sipas ushtrisë ukrainase, kishte devijuar nga kursi për shkak të ndërhyrjeve elektronike ruse.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka cilësuar incidente të tilla si “pasojë e drejtpërdrejtë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës”.

Të ngjashme
Joshua pas fitores ndaj Prengës: E kisha planifikuar nokautin, por ai më befasoi

Joshua pas fitores ndaj Prengës: E kisha planifikuar nokautin, por ai më befasoi

Tetë vjet pa Adem Demaçin, Hamza: Mbrojtësi më i madh i dinjitetit kombëtar

Tetë vjet pa Adem Demaçin, Hamza: Mbrojtësi më i madh i dinjitetit kombëtar

Shtohet fluksi i automjeteve nëpër kufijtë e Kosovës, pritje e kolona të gjata në disa pikëkalime

Shtohet fluksi i automjeteve nëpër kufijtë e Kosovës, pritje e kolona të gjata në disa pikëkalime

Dita e policëve të rënë në detyrë, Haradinaj: Sakrifica e tyre, themel i shtetin tonë

Dita e policëve të rënë në detyrë, Haradinaj: Sakrifica e tyre, themel i shtetin tonë

278 kërkesa për ta ndjekur aktgjykimin e madh në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK’së

278 kërkesa për ta ndjekur aktgjykimin e madh në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK’së

Krerët e shtetit bënë homazhe pranë Lapidarit të Policëve të rënë

Krerët e shtetit bënë homazhe pranë Lapidarit të Policëve të rënë

Fermerët e Kovragës reagojnë pas dëmeve nga breshri: Po ndihemi jetimë nga institucionet

Fermerët e Kovragës reagojnë pas dëmeve nga breshri: Po ndihemi jetimë nga institucionet

“Dallaveret me fletëvotimet në Zagreb” - Prokuroria mbyll hetimet ndaj Martin Berishajt

“Dallaveret me fletëvotimet në Zagreb” - Prokuroria mbyll hetimet ndaj Martin Berishajt

Ngrihen dyshime për “kurdisje” në duelin Joshua–Prenga

Ngrihen dyshime për “kurdisje” në duelin Joshua–Prenga

Kontrabandë me migrantë: 6 shtetas të huaj gjenden në rimorkion e një kamioni në Gjilan

Kontrabandë me migrantë: 6 shtetas të huaj gjenden në rimorkion e një kamioni në Gjilan

Irani dhe Omani zhvillojnë bisedime për Ngushticën e Hormuzit

Irani dhe Omani zhvillojnë bisedime për Ngushticën e Hormuzit

MINT publikon çmimet e derivateve për 26-27 korrik - kaq është nafta

MINT publikon çmimet e derivateve për 26-27 korrik - kaq është nafta

0:000:00