Hamza: Ka pasë koordinim të plotë mes Kurtit dhe Osmanit për caktimin e datës së zgjedhjeve

Hamza: Ka pasë koordinim të plotë mes Kurtit dhe Osmanit për caktimin e datës së zgjedhjeve

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës ka marrë edhe kësaj radhe mbi 190 mijë vota, duke e cilësuar rezultatin si të vlerësueshëm, por jo të mjaftueshëm për objektivat e partisë. Në një paraqitje në emisionin “Rubikon”, Hamza falënderoi votuesit e PDK-së dhe tha se subjekti i tij politik e […]

Në një paraqitje në emisionin “Rubikon”, Hamza falënderoi votuesit e PDK-së dhe tha se subjekti i tij politik e ka pranuar rezultatin zgjedhor, duke shtuar se e ka uruar fituesin.

“Partia Demokratike e Kosovës edhe kësaj radhe ka marrë mbi 190 mijë vota. Unë dëshiroj t’i falënderoj të gjithë votuesit e PDK-së. Ne kemi pranuar rezultatin zgjedhor. Unë e kam uruar fituesin. Nuk është ky rezultati të cilin e ka dëshiruar PDK, për të cilin jemi angazhuar. Mirëpo është për t’u vlerësuar sepse janë rreth 200 mijë vota. Ky rezultat nuk i mjafton PDK-së dhe PDK duhet të organizohet, të punoj shumë që, kurdo që të mbahen zgjedhjet e ardhshme, me pasë një rezultat tjetër dhe më shumë vota.” – tha Hamza.

Sipas Hamzës, caktimi i datës së zgjedhjeve ka qenë “një koordinim i plotë” mes kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani.

“Ka më shumë se një arsye pse ky rezultat, por një prej arsyeve është caktimi i datës së zgjedhjeve. Unë e shprehi respektin dhe konsideratën për të gjithë bashkëatdhetarët tonë. Kam vlerërsim për kontributin e tyre gjatë të gjitha fazave dhe periudhave, mirëpo ne nuk mund ta mohojmë si fakt që vota prej diasporës dhe vota e bashkatdhetarëve tanë në Kosovë ka shku në përqindje mbi 70 për subjektin e Vetëvendosjes. Caktimi i datës së zgjedhjeve ka qenë një koordinim i plotë mes zotit Kurtit dhe Presidentes Osmani.” – shtoi ai./Periskopi/

Të ngjashme
Syla për 'Lule Gjelin': E kam pasë në mahall para luftës, iku jashtë e po i terrorizon figurat publike

Syla për 'Lule Gjelin': E kam pasë në mahall para luftës, iku jashtë e po i terrorizon figurat publike

Zjari jashtë kontrollit: Gati 200 mijë persona në Francë, e 60 mijë në Spanjë detyrohen të largohen nga disa rajone

Zjari jashtë kontrollit: Gati 200 mijë persona në Francë, e 60 mijë në Spanjë detyrohen të largohen nga disa rajone

Anthony Joshua kundër Kristian Prenga – gjithçka që duhet të dini për superduelin në Arabinë Saudite

Anthony Joshua kundër Kristian Prenga – gjithçka që duhet të dini për superduelin në Arabinë Saudite

Merrte paratë e qytetarëve dhe nuk u riparonte veturat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë

Merrte paratë e qytetarëve dhe nuk u riparonte veturat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë

Ndalohet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh

Ndalohet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh

Ish-praktikante në NATO, arrestohet një shtetase kanadeze në Belgjikë nën dyshimin për spiunazh

Ish-praktikante në NATO, arrestohet një shtetase kanadeze në Belgjikë nën dyshimin për spiunazh

Festivali ‘Sunny Hill’ drejt “sold out”, 90 për qind e biletave tashmë janë shitur

Festivali ‘Sunny Hill’ drejt “sold out”, 90 për qind e biletave tashmë janë shitur

Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpol ekstradohet nga Kroacia në Kosovë

Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpol ekstradohet nga Kroacia në Kosovë

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani

Trump thotë se nuk mendon se “ka ardhur ende koha” për një marrëveshje me Iranin

Trump thotë se nuk mendon se “ka ardhur ende koha” për një marrëveshje me Iranin

Rita Ora emocionohet në Vjenë: Vij nga një vend i dalë nga lufta, s’është lehtë t’i realizojmë ëndrrat

Rita Ora emocionohet në Vjenë: Vij nga një vend i dalë nga lufta, s’është lehtë t’i realizojmë ëndrrat

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj profilit të rremë "Lule Gjeli"

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj profilit të rremë "Lule Gjeli"

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës