Epilogu i mbledhjes së gjatë të LDK’së, dorëheqja e Lumir Abdixhikut vendoset në Kuvendin e LDK’së

Janë bërë më shumë se 5 orë prej kur ka nisur mbledhja e parë e kryesisë së Lidhjes Demokratik të Kosovës, pas debaklit që kjo parti pësoi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ky rezultat sot e bëri bashkë kryesinë e partisë për një takim “konsultative”, por u raportua se mund të diskutohet edhe fati politik […]

Burimet e Periskopit kanë bërë të ditur se kryesia e partisë ka vendosur se cështjen e dorëheqjes së kryetarit aktual të LDK’së, Lumir Abdixhikut, të vendoset në Kuvendin e partisë.

Para se të hyjnë në mbledhje, para mediave janë deklaruar një pjesë e anëtarëve të kryesisë, të cilët hezituan të jepnin detaje:

Sekretari i LDK-së, Imri Ahmeti tha se takimi i sotëm ka të bëjë me çështjet e brendshme të partisë.

Ai nuk dha qëndrim nëse e përkrah ose jo dorëheqjen e Abdixhikut.

“Ne kemi takim për çështjet tona të brendshme. Sa i përket dorëheqjes së Abdixhikut, kryesia është kompetente për këtë çështje, është kuvendi, këshilli i përgjithshëm..”, tha shkurt ai para mediave.

Në anën tjetër anëtari  i LDK-së, Anton Çuni u pyet nëse është për shkarkimin e Abdixhikut, Çuni tha: Të gjitha do t’i diskutojmë, çdo gjë do ta bëjmë publike pas takimi”.

Ndërsa Hykmete Bajrami theksoi se takimi është konsultativ.

“Është takim konsultativ. Fillon në ora 14:00. Aty do i shpreh qëndrimet e mia, më pas do i bëj publike”, tha shkurt Bajrami para gazetarëve.

Ndërkohë dje u raportua se në rast se largohet Abdixhiku, kandidatë potencial për të parin e LDK janë: Hykmete Bajrami, Lutfi Haziri, Abudllah Hoti dhe Arben Gashi./Periskopi

Të ngjashme
Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër

Ulutash: Amerika është kontribuesi kyç në KFOR për stabilitet e siguri të Kosovës e gjithë rajonit

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore

Cakolli për profilet e rreme: Përdorin fjalor e i mbrojnë njerëzit e njejtë, vështirë të besohet që s’kanë sfond politik

Ramadani rikthen deklaratën e tij të majit: Prapa profileve të rreme s’përjashtohet që janë disa ministra

Huthitë e Jemenit sulmojnë Arabinë Saudite

Shqipëria nis përgatitjet për euron, rregulla të reja për politikën monetare

'Lule Gjeli' kërkon shpëtim, Tomë Gashi i paraqitet në heshtje me “like”

Komandanti i KFOR-it: Presim mbështetje nga Serbia për të siguruar llogaridhënie për sulmet e vitit 2023

Takim në fshehtësi të plotë: Vjosa Osmani në takim me delegatët e LDK-së që kërkojnë shkarkimin e Lumir Abdixhikut