Dorëzohet aktakuzë ndaj 13 policëve për përfshirje në rastin “Koçani”

Dorëzohet aktakuzë ndaj 13 policëve për përfshirje në rastin “Koçani”

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit ka ngritur aktakuzë ndaj 13 punonjësve policorë për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, në lidhje me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u lënduan. Sipas Prokurorisë, policët e akuzuar kanë bërë një sërë lëshimesh. “Të akuzuarit nuk kanë ndërmarrë masa […]

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit ka ngritur aktakuzë ndaj 13 punonjësve policorë për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, në lidhje me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u lënduan. Sipas Prokurorisë, policët e akuzuar kanë bërë një sërë lëshimesh.

“Të akuzuarit nuk kanë ndërmarrë masa për mbrojtjen e të pranishmëve. Ata gjithashtu nuk kanë ndërmarrë masa për të parandaluar aktivizimin e piroteknikës, edhe pse përdorimi i tyre nuk ishte paraprakisht i raportuar në polici”, thanë nga PTHP.

Përveç kësaj, është paraqitur propozim‑akuzë kundër 9 policëve për keqpërdorim të pozitës zyrtare pasi kanë mundësuar që “Puls” të marrë licencë pa i plotësuar kushtet, duke përfituar mbi 4 mijë e 500 euro.

Në Gjykatën Penale, Prokuroria ka paraqitur propozim‑akuzë edhe kundër tre policëve të cilët, gjatë përpilimit të procesverbaleve për kontrollet e kryera në “Puls”, kanë futur të dhëna të pasakta. Ndërkohë Prokuroria për Ndjekjen e Krimit e ka ndërprerë procedurën për shtatë policë. Ata tani do të ndiqen nga Prokuroria Themelore Publike në Koçan.

“Duke pasur parasysh se kompetenca e departamentit të specializuar është vendosur në vitin 2018, lëndë e vlerësimit penalo-juridik në këtë procedurë ishin vetëm për veprimet e ndërmarra nga viti 2019 deri në vitin 2022, ndërsa për të tjerat lënda është dërguar për veprim kompetent në Koçan”, u shpreh PTHP NKOK.

Akuzat ndaj punonjësve policorë vijnë pas një hetimi disa mujor të Prokurorisë për Njekjen e Krimit dhe pasi disa herë u shty afati për përgatitjen e aktakuzës.

Të ngjashme
Shembet krani në rrugën A, i zë dy persona

Shembet krani në rrugën A, i zë dy persona

Shembet krani në rrugën A, në vendngjarje shihen dy autoambulanca dhe policia

Shembet krani në rrugën A, në vendngjarje shihen dy autoambulanca dhe policia

Zelensky arrin në Shtëpinë e Bardhë, pas pak takohet me Trumpin

Zelensky arrin në Shtëpinë e Bardhë, pas pak takohet me Trumpin

AUV apel fermerëve që të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë masat e sigurisë pas lisë së dhenve dhe dhive në disa komuna

AUV apel fermerëve që të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë masat e sigurisë pas lisë së dhenve dhe dhive në disa komuna

"Në Kosovë, TVSH-ja më e lartë se në shtetet e zhvilluara"

"Në Kosovë, TVSH-ja më e lartë se në shtetet e zhvilluara"

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Prokuroria konfirmon operacionin për zhvarrosje dhe identifikim të mbetjeve mortore në Zubin Potok

Prokuroria konfirmon operacionin për zhvarrosje dhe identifikim të mbetjeve mortore në Zubin Potok

Kjo që ka bërë Joshua e tregon sa sportist i madh është - dedikon një video për prindërit e Prengës

Kjo që ka bërë Joshua e tregon sa sportist i madh është - dedikon një video për prindërit e Prengës

Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje deri në një orë e gjysmë

Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje deri në një orë e gjysmë

Dyshohet për varrezë masive në Zubin Potok

Dyshohet për varrezë masive në Zubin Potok

Salah prish akordin e arritur me Besiktas: Përplasja për të drejtat e imazhit

Salah prish akordin e arritur me Besiktas: Përplasja për të drejtat e imazhit

Disa njerëz mbesin të bllokuar brenda një qendre tregtare në Japoni pas tërmetit

Disa njerëz mbesin të bllokuar brenda një qendre tregtare në Japoni pas tërmetit

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte