Shembet krani në rrugën A, i zë dy persona

Një incident ka ndodhur sot në rrugën A në Prishtinë.
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e rrëzimit të një krani në një kantier ndërtimi në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit., ka deklaruar Pllana.











