AUV apel fermerëve që të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë masat e sigurisë pas lisë së dhenve dhe dhive në disa komuna

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve të deleve dhe dhive që të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikëri masat e biosigurisë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
AUV u ka bërë thirrje fermerëve që të zbatojnë masat si, mos t’i lëvizin delet dhe dhitë nga ferma pa autorizimin e veterinerit zyrtar, që t’i shmangin kontaktet e kafshëve tuaja me tufat e fermave të tjera, dhe që të, pastrohen rregullisht objektet.
Komunikata e plotë:
Thirrje për fermerët mbajtës të deleve/dhive
Pas konfirmimit të disa rasteve të sëmundjes Lija e Dhenve dhe Dhive (Sheep and Goat Pox) në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë dhe Viti. Rrezikut të përhapjes së mëtutjeshme të kësaj sëmundje, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u bën thirrje të gjithë fermerëve të deleve dhe dhive që të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikëri masat e biosigurisë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
Bazuar në situatën e krijuar, ju lutemi të zbatoni këto masa:
Mos lëvizni delet dhe dhitë nga ferma pa autorizimin e veterinerit zyrtar.
Kufizoni hyrjen e personave dhe automjeteve të paautorizuara në fermë.
Shmangni kontaktin e kafshëve tuaja me tufat e fermave të tjera.
Pastroni dhe dezinfektoni rregullisht objektet, pajisjet dhe mjetet e transportit.
Çdo kafshë e sapoblerë të mbahet e ndarë nga tufa për një periudhë vëzhgimi.
Kontrolloni çdo ditë gjendjen shëndetësore të kafshëve.
Nëse vëreni shenja klinike si:
temperaturë të lartë,
puçrra ose plagë në lëkurë, gojë, hundë apo gjinj,
rrjedhje nga sytë ose hunda,
mungesë oreksi, dobësi ose ngordhje,
Njoftoni menjëherë veterinerin privat ose inspektorët e AUV-ës. Mos tentoni t’i trajtoni ose t’i lëvizni kafshët e dyshuara.
Bashkëpunimi i fermerëve është vendimtar për të parandaluar përhapjen e sëmundjes dhe për të mbrojtur tufat në të gjithë vendin.
Lija e dhenve dhe lija e dhive nuk është sëmundje që transmetohet tek njerëzit, nuk paraqet rrezik për shëndetin publik. Është sëmundje e karakterit ekonomik e cila shkakton humbje për ekonominë e fermerëve dhe të shtetit.











