Prokuroria konfirmon operacionin për zhvarrosje dhe identifikim të mbetjeve mortore në Zubin Potok

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta, ka konfirmuar se në Komunën e Zubin Potokut janë duke u zhvilluar veprime në kuadër të një urdhri gjyqësor për zhvarrosje, autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore.
Luta bëri të ditur se veprimet po realizohen me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, institucionet relevante janë duke zbatuar urdhrin për zhvarrosje (ekshumim), autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut”, ka deklaruar Nora Luta, për KlanKosovën.
Për momentin nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me identitetin e mundshëm të mbetjeve mortore apo arsyet e këtij operacioni./Periskopi/











