Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Kuvendi i Kosovës njoftoj se ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do të takojë krerët e partive politike të premten e kësaj jave.
Ushtruesja e detyrës së Presidentes dhe kryetarja e Kuvendit, do të mbajë të premten, më 31 korrik, një mbledhje të përbashkët me kryetarët e subjekteve politike.
Sipas njoftimit, në rend të ditës do të jetë përgatitja për Seancën Konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Të premten, më 31 korrik, mbahet mbledhja e përbashkët e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, me kryetarët e subjekteve politike. Rendi i ditës: Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Takimi do të mbahet në sallën C-301, duke filluar nga ora 11:00.
Postimi i plotë:











