Brenda metrosë 22 miliardë dollarëshe të Arabisë Saudite

Brenda metrosë 22 miliardë dollarëshe të Arabisë Saudite

Riadi, kryeqyteti i Arabisë Saudite, ka hyrë në një epokë të re të transportit publik me hapjen e metrosë së re automatike, më e gjata në botë pa drejtues. Projekti madhështor, i cili kushtoi mbi 22 miliardë dollarë, u inaugurua në dhjetor 2024 dhe përfshin gjashtë linja me një gjatësi totale prej 176 kilometrash, duke […]

Projekti madhështor, i cili kushtoi mbi 22 miliardë dollarë, u inaugurua në dhjetor 2024 dhe përfshin gjashtë linja me një gjatësi totale prej 176 kilometrash, duke lidhur pikat më të rëndësishme të qytetit, nga aeroporti ndërkombëtar King Khalid deri tek distrikti financiar King Abdullah (KAFD).

Stacione që të lënë pa fjalë

Riyadh Metro ka 85 stacione, disa prej tyre tashmë janë kthyer në atraksione turistike falë arkitekturës së tyre, përcjell A2 CNN. Një nga më të spikaturit është Qasr Al Hokm, projektuar nga firma norvegjeze Snøhetta. Ky stacion gjigant, me shtatë kate nën tokë, 17 ashensorë, 46 shkallë lëvizëse dhe një kupolë çeliku të lakuar që pasqyron pamjen e jashtme, ofron gjithashtu hapësira për dyqane, ekspozita arti dhe një kopsht të brendshëm.

Brenda metrosë 22 miliardë dollarëshe të Arabisë

Po aq mbresëlënës është stacioni i King Abdullah Financial District, i projektuar nga Zaha Hadid Architects, me fasadën e tij valëzuese të frymëzuar nga format e shkretëtirës. Ndërkohë, stacioni STC, i projektuar nga arkitektët gjermanë Gerber Architekten, merr frymëzim nga formacionet e maleve Tuwaiq, ndërsa Western Station në Al Sweedi është krijuar nga firma saudite Omrania, përcjell A2cnn.

 

Përvoja e udhëtimit

Trenat janë modernë, të pajisur me sisteme frenimi që rigjenerojnë energji dhe stacionet përdorin panele diellore, duke i dhënë projektit një dimension të fortë të qëndrueshmërisë. Biletat janë të përballueshme: një udhëtim dyorësh kushton vetëm 4 riale saudite (rreth 1 dollar), ndërsa një abonim mujor 140 riale (37 dollarë).

Brenda metrosë 22 miliardë dollarëshe të Arabisë

Si në shumë qytete të botës myslimane, edhe këtu trenat janë të ndarë: vagonë për burra të vetëm, për familje e gra, si dhe një seksion të klasit të parë për udhëtarët VIP. Brenda, pastërtia është absolute, ndalohet ngrënia dhe pirja dhe sediljet mbajnë motive të frymëzuara nga arkitektura tradicionale e Riadit. Trenat qarkullojnë çdo katër minuta në orët e pikut dhe, ndonëse hapësira është e bollshme, udhëtarët shpesh duhet të qëndrojnë në këmbë për shkak të kërkesës së lartë.

Nga transport në atraksion turistik

Disa stacione, si Qasr Al Hokm, janë kthyer tashmë në destinacione turistike të vetëqëndrueshme. Banorët shpesh i rekomandojnë vizitorëve të mos humbasin rastin për të parë këto “xhevahire arkitekturore”, krahas atraksioneve të njohura si Sky Bridge apo Boulevard World.

Brenda metrosë 22 miliardë dollarëshe të Arabisë

Një arritje historike

Vetëm gjashtë muaj pas hapjes, metroja kishte tejkaluar pritshmëritë, duke transportuar mbi 100 milionë pasagjerë. Megjithatë, trafiku në qytet mbetet i rënduar, një sfidë që lidhet më shumë me urbanistikën e Riadit sesa me funksionimin e metrosë. Autoritetet saudite kanë tashmë plane për një linjë të shtatë, që do të lidhë Qiddiya Entertainment City, Diriyah Gate dhe King Abdullah International Gardens.

Brenda metrosë 22 miliardë dollarëshe të Arabisë

Sipas Ibrahim bin Mohammed Al Sultan, kreut të Komisionit Mbretëror për qytetin e Riadit, metroja përfaqëson “një gur historik kilometrik në zhvillimin urban dhe social të kryeqytetit, që do të lehtësojë jetën e përditshme të qytetarëve, banorëve dhe vizitorëve, duke ofruar një përvojë udhëtimi urbane të nivelit botëror”.

Metronë e Riadit tashmë e cilësojnë jo vetëm si një projekt transporti, por edhe si një atraksion kulturor e turistik që ka filluar të ndryshojë identitetin e kryeqytetit saudit./Periskopi/

Të ngjashme
Nënshkrimet e dorëzuara për shkarkimin e Abdixhikut: Mblidhet LDK’ja

Nënshkrimet e dorëzuara për shkarkimin e Abdixhikut: Mblidhet LDK’ja

Ministria e Sportit ndan 400 mijë€ për bileta avioni, dy ofertat dolën identike deri në centa

Ministria e Sportit ndan 400 mijë€ për bileta avioni, dy ofertat dolën identike deri në centa

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për nxitje të urrejtjes mes grupeve fetare në Facebook

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për nxitje të urrejtjes mes grupeve fetare në Facebook

Zhduket një 55 vjeçar në Gjakovë, doli nga shtëpia dhe nuk u kthye

Zhduket një 55 vjeçar në Gjakovë, doli nga shtëpia dhe nuk u kthye

Thomas Tuchel vazhdon me Anglinë deri në fund të sezonit, vendimi është marrë

Thomas Tuchel vazhdon me Anglinë deri në fund të sezonit, vendimi është marrë

Operacioni “Mekanizmi” në Sarandë, arrestohet 31-vjeçari me katër armë zjarri në makinë

Operacioni “Mekanizmi” në Sarandë, arrestohet 31-vjeçari me katër armë zjarri në makinë

Vdes punëtori i KEK-ut që u lëndua para pak ditësh

Vdes punëtori i KEK-ut që u lëndua para pak ditësh

SHBA-të godasin rreth Teheranit për herë të parë në valën më të fundit të sulmeve, thotë media shtetërore iraniane

SHBA-të godasin rreth Teheranit për herë të parë në valën më të fundit të sulmeve, thotë media shtetërore iraniane

Pas emërimit të Gashit si Kryeprokuroror, reagon Ambasada britanike: Të siguroj një sistem prokurorial të pavarur, transparent dhe llogaridhënës

Pas emërimit të Gashit si Kryeprokuroror, reagon Ambasada britanike: Të siguroj një sistem prokurorial të pavarur, transparent dhe llogaridhënës

Arrestohen dy persona në Prishtinë, konfiskohen rreth 150 gramë kokainë

Arrestohen dy persona në Prishtinë, konfiskohen rreth 150 gramë kokainë

Policia realizon dy ekstradime: Njëri dërgohet në Gjermani, tjetri sillet në Kosovë

Policia realizon dy ekstradime: Njëri dërgohet në Gjermani, tjetri sillet në Kosovë

Zjarret e 2023-ës paralizuan laboratorët e IML-së, mbi 700 raste në pritje

Zjarret e 2023-ës paralizuan laboratorët e IML-së, mbi 700 raste në pritje

Messi flet për përballjen me Spanjën në finalen e Kupës së Botës

Messi flet për përballjen me Spanjën në finalen e Kupës së Botës