Kush janë dy të arrestuarit për shpërndarje të ideologjive për organizata terroriste, njëri nga ta ka dy familjarë të vrarë në Siri

Dy persona janë arrestuar mëngjesin e datës 22.05.2025, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer vepër penale të cilat ndërlidhen me terrorizëm. Dy të dyshuarit, Alban Bibaj dhe Muhamet Musliu, janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës ndërsa KALLXO mëson se të njëjtit kishin shfrytëzuar rrjetet sociale për shpërndarjen e propagandës dhe thirrjeve […]

Dy të dyshuarit, Alban Bibaj dhe Muhamet Musliu, janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës ndërsa KALLXO mëson se të njëjtit kishin shfrytëzuar rrjetet sociale për shpërndarjen e propagandës dhe thirrjeve për nxitje e përçarjes e mosdurimit.

Burime të KALLXO tregojnë edhe se njëri nga të arrestuarit ka dy vëllezër të vrarë në konfliktin në Siri e tjetri është i njohur për policinë.Për arrestimin e tyre ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës.

Operacioni policor ka përfshirë dy raste të ndara, që kanë rezultuar me tri kontrolle të vendbanimeve në Fushë Kosovë dhe Malishëvë.

“Dy arrestime të personave të dyshuar, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ dhe shpërndarje e propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste, duke përdorur rrjetet sociale” – thuhet në njoftim.

Ky operacion është kryer nga zyrtarët e Drejtorisë Kundër Terrorizmit të Policisë së Republikës së Kosovës, në koordinim me prokurorin kompetent të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./Periskopi/

Të ngjashme
Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës