“E bëra për Gazën”: Çfarë dihet deri më tani për vrasjen e dy anëtarëve të stafit të Ambasadës Izraelite në Washtington?

“E bëra për Gazën”: Çfarë dihet deri më tani për vrasjen e dy anëtarëve të stafit të Ambasadës Izraelite në Washtington?

Dy pjesëtarë të stafit të ambasadës izraelite në Uashington të Shteteve të Bashkuara janë qëlluar për vdekje. Një i dyshuar është duke u intervistuar nga policia metropolitane dhe FBI-ja. Zëvendësdrejtori i FBI-së, Dan Boningo, tha se të shtënat ndodhën afër Zyrës Fushore të FBI-së në Uashington dhe se pjesëtarët e kësaj agjencie reaguan menjëherë dhe […]

Dy pjesëtarë të stafit të ambasadës izraelite në Uashington të Shteteve të Bashkuara janë qëlluar për vdekje. Një i dyshuar është duke u intervistuar nga policia metropolitane dhe FBI-ja.

Zëvendësdrejtori i FBI-së, Dan Boningo, tha se të shtënat ndodhën afër Zyrës Fushore të FBI-së në Uashington dhe se pjesëtarët e kësaj agjencie reaguan menjëherë dhe ofruan ndihmë pas sulmit, raporton televizioni CNN, transmeton Periskopi.

I dyshuari u identifikua si Elias Rodriguez, 30 vjeç, nga Chicago. Ai brohoriti “Palestinë e lirë” gjatë mbajtjes në ndalim. Ai nuk ishte i njohur për policinë më parë. Policia thotë se beson që ai ishte sulmuesi i vetëm dhe nuk kishte rrezik aktiv në vendin e ngjarjes.

“Treguesit e hershëm janë se ky është një akt i dhunës së shënjestruar” – shkroi ai në rrjetin X.

Zyra e Kryeprokurorit të ShBA-së është në vendin e ngjarjes dhe FBI-ja po i analizon dëshmitë në Zyrën Fushore të FBI-së në Uashington, shtoi Boningo.

Zyrtarët izraelitë shprehën zemërim dhe ngushëllime pas të shtënave fatale në Uashington. Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, tha se Shtetet e Bashkuara dhe vendi i tij “do të qëndrojnë të bashkuar në mbrojtje të njerëzve tanë dhe vlerave tona të përbashkëta” pas sulmit.

“Jam i shkatërruar nga skenat në Uashington. Ky është një akt i neveritshëm i urrejtjes, i antisemitizmit, i cili ua mori jetën dy punonjësve të rinj të ambasadës izraelite” – shkroi ai në rrjetin X.

Ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gideon Sa’ar, tha se “Izraeli nuk do të dorëzohet para terrorizmit”.

“Lajm i tmerrshëm këtë mëngjes me sulmin shokues terrorist, në të cilin dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington u vranë” – shkroi kryediplomati izraelit në rrjetin X.

Një dëshmitare, Sara Marinuzzi, i tha televizionit CNN se burri i akuzuar për vrasjen e çiftit të ri afër Muzeut Hebraik në Uashington të mërkurën në mbrëmje “pretendoi se ishte dëshmitar” dhe e priti policinë që të arrinte në vendin e ngjarjes për më shumë se dhjetë minuta, para se të pretendonte se “e bëra këtë për Gazën”.

Burri kërkoi madje nga sigurimi që ta telefononte policinë, tha Marinuzzi. Porsa arriti policia, dëshmitarja tha se burri e mori përgjegjësinë për krimin, duke thënë: “Unë e bëra këtë, e bëra për Gazën. Palestinë e lirë!”

Të dyja viktimat ishin duke udhëhequr një organizim që po mbahej në muze. Komitetit Hebraik Amerikan tha se e kishte organizuar ngjarjen atë mbrëmje në muze.

Një zyrtare e policisë lokale tha se i dyshuari ishte parë duke lëvizur afër muzeut para të shtënave. Më pas, ai iu afrua një grupi prej katër personave dhe hapi zjarr me pistoletë.

Ambasadori amerikan në Uashington tha se dy të vrarët ishin çift që planifikonin të fejoheshin./Periskopi/

Të ngjashme
Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës