Haxhiu: Duhet konsultim ndërmjet partive politike për të gjetur zgjidhje

Haxhiu: Duhet konsultim ndërmjet partive politike për të gjetur zgjidhje

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se nuk mundën që “të gjejnë zgjidhje” për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ajo tha se letra e presidentes Vjosa Osmani e ka kërkuar këtë, ndërsa shtoi se në një zgjidhje s’mund të vinin “pa pasur konsultime”. “Ne sot ishim të gatshëm për zgjidhjet e mundshme që mund […]

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se nuk mundën që “të gjejnë zgjidhje” për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo tha se letra e presidentes Vjosa Osmani e ka kërkuar këtë, ndërsa shtoi se në një zgjidhje s’mund të vinin “pa pasur konsultime”.

“Ne sot ishim të gatshëm për zgjidhjet e mundshme që mund t’i kemi para vetes. Unë isha e pranishme në këtë takim”, tha Haxhiu, duke pretenduar se duan “ta korrigjojnë” mosvotimin e raportit të komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve.

Ajo tha se duhet të shohin se “cila është mënyra e duhur” për të proceduar tutje, dhe për këtë tha se ishin të gatshëm të propozonin “edhe mënyra”.

Haxhiu përsëriti se një situatë e tillë nuk parashihet as me Kushtetutë dhe as me ligjet e vendit.

Konsultimet e thirrura nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari nuk parashiheshin në skenarin zyrtar të seancës konstituive.

Në të thuhet se punimet e seancës “vazhdojnë”, ndërsa ato u ndërprenë për disa minuta pasi Dehari i thirri përfaqësuesit e partive politike në një sallë tjetër për “konsultime se si do të vazhdohet tutje” për shkak që, siç tha “të mos bëjmë ndonjë shkelje procedurale, ligjore ose kushtetuese”.

Sipas skenarit, kryesuesi do të duhej t’u kërkonte deputetëve të votojnë për raportin e komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, gjë që ai nuk e bëri./Periskopi

Të ngjashme
Lëndohet në vendin e punës një person në Obiliq, rasti nën hetime

Lëndohet në vendin e punës një person në Obiliq, rasti nën hetime

Trump: Irani po kërkon marrëveshje, i goditëm fort, atyre u ka mbetur shumë pak

Trump: Irani po kërkon marrëveshje, i goditëm fort, atyre u ka mbetur shumë pak

Trotinetet ndalohen në shesh, policia në Prishtinë del me njoftim

Trotinetet ndalohen në shesh, policia në Prishtinë del me njoftim

56 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

56 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë

Murati: Rezultati zgjedhor s’garanton zgjidhje, kam frikë që shpejt do të futemi në bllokadën e ardhshme

Murati: Rezultati zgjedhor s’garanton zgjidhje, kam frikë që shpejt do të futemi në bllokadën e ardhshme

Goditje e madhe për Marokun: Ylli kryesor i ekipit në Kupën e Botës nuk do të luajë kundër Francës

Goditje e madhe për Marokun: Ylli kryesor i ekipit në Kupën e Botës nuk do të luajë kundër Francës

Zyra e BE-së në Kosovë: Rusia po i shkel premtimet, partneriteti me të po bëhet barrë strategjike

Zyra e BE-së në Kosovë: Rusia po i shkel premtimet, partneriteti me të po bëhet barrë strategjike

Kandidati demokrat për Senatin në SHBA pezullon fushatën pas akuzave për sulm seksual

Kandidati demokrat për Senatin në SHBA pezullon fushatën pas akuzave për sulm seksual

Dyshohet për para të falsifikuara, banka dorëzon qindra euro në policinë e Prizrenit

Dyshohet për para të falsifikuara, banka dorëzon qindra euro në policinë e Prizrenit

Rritet sërish çmimi i naftës

Rritet sërish çmimi i naftës

17 raste me fruth në Prishtinë, Hashani bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

17 raste me fruth në Prishtinë, Hashani bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

Rusia dënon vendimet e samitit të NATO-s për Ukrainën: Mund të kenë pasoja katastrofike

Rusia dënon vendimet e samitit të NATO-s për Ukrainën: Mund të kenë pasoja katastrofike