Lëndohet në vendin e punës një person në Obiliq, rasti nën hetime

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Obiliq, një person është lënduar në vendin e punës.
Në raport, shtohet se, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, dhe se, lidhur me rastin po bëhen hetime.
‘’ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI SIGURISË NË VENDIN E PUNËS & SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Obiliq 08.07.2026 – 14:00. Raportohet se ankuesi mashkull kosovar, derisa ishte duke punuar ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të cilit është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime’’, thuhet në raport./ Periskopi/











