Italia me ligj të ri, hiqet më lehtë shtetësia

Partia e krahut të djathtë e kryeministres italiane Giorgia Meloni paraqiti të mërkurën një projektligj për të promovuar riatdhesimin e të huajve të dënuar dhe për ta bërë më të lehtë heqjen e shtetësisë italiane për ta.
Sipas propozimit, të gjithë shtetasit nga jashtë BE-së, të dënuar me më shumë se një vit burg, do të deportohen në vendet e tyre të origjinës, pavarësisht nëse ata japin pëlqimin e tyre.
Gjatë një konference për shtyp, anëtarët e partisë Fratelli d’Italia, të Melonit, u tha se deportimet do të kryhen sipas marrëveshjeve dypalëshe që do të negociohen me vendet përkatëse.











