Trump: Irani po kërkon marrëveshje, i goditëm fort, atyre u ka mbetur shumë pak

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se Irani i ka kërkuar ta arrijë një marrëveshje.

Trump ka folur nga avioni Air Force One, i cili zbriti në Maryland pas kthimit nga Turqia, ku ai mori pjesë në samitin e NATO-s.

Ai tha se Irani “telefonoi pak më parë” dhe se “ata duan shumë ta arrijnë një marrëveshje”, raporton BBC, transmeton Periskopi.

Dje Trump tha se armëpushimi ka “marrë fund” dhe se bisedimet janë “humbje kohe”.

Siç pritej, autoritetet iraniane nuk i kanë konfirmuar publikisht komentet më të fundit të Trumpit.

Trump tha për Iranin se “ne i goditëm shumë fort” dhe se SHBA-ja “tashmë ka fituar ushtarakisht, atyre u ka mbetur shumë pak”.

Pasi tha gjithashtu se Irani ka kërkuar një marrëveshje, ai shtoi: “Thjesht nuk e di nëse ata e meritojnë të bëjnë marrëveshje. Nuk e di nëse do ta respektojnë marrëveshjen”.

Të ngjashme
Seanca për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, të akuzuarit dalin para gjyqit

Azemi i LVV-së në protestë, Balla: Është mik i Mujecit, janë kundër Edi Ramës se i arrestuam me 11 mijë doza drogë

Lëndohet në vendin e punës një person në Obiliq, rasti nën hetime

Trotinetet ndalohen në shesh, policia në Prishtinë del me njoftim

56 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë

Murati: Rezultati zgjedhor s’garanton zgjidhje, kam frikë që shpejt do të futemi në bllokadën e ardhshme

Goditje e madhe për Marokun: Ylli kryesor i ekipit në Kupën e Botës nuk do të luajë kundër Francës

Zyra e BE-së në Kosovë: Rusia po i shkel premtimet, partneriteti me të po bëhet barrë strategjike

Kandidati demokrat për Senatin në SHBA pezullon fushatën pas akuzave për sulm seksual

Dyshohet për para të falsifikuara, banka dorëzon qindra euro në policinë e Prizrenit

Rritet sërish çmimi i naftës

Rritet sërish çmimi i naftës

0:000:00