Halimi: Ridvan Muharremi ka kontribuar shumë edhe për UÇK-në, e ka sjellë i pari Samsungin në Kosovë

Halimi: Ridvan Muharremi ka kontribuar shumë edhe për UÇK-në, e ka sjellë i pari Samsungin në Kosovë

Avokati Mahmut Halimi, përfaqësues ligjor i biznesmenit Ridvan Muharremi, i njohur si “Ridi”, ka komentuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj tij dhe zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe zbulim të fshehtësisë shtetërore. Në FIVE të TV Dukagjinit, Halimi ka bërë të ditur […]

Avokati Mahmut Halimi, përfaqësues ligjor i biznesmenit Ridvan Muharremi, i njohur si “Ridi”, ka komentuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj tij dhe zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe zbulim të fshehtësisë shtetërore.

Në FIVE të TV Dukagjinit, Halimi ka bërë të ditur se seanca fillestare, e caktuar fillimisht për 10 dhjetor, me gjasë do të shtyhet për 12 dhjetor për shkak të agjendave të avokatëve.

“Risi është se me datën 10 të dhjetorit ka qenë e caktuar seanca fillestare. Por sipas gjitha gjasave do të mbahet më datën 12. Kështu kemi biseduar me gjyqtarin, për shkak të agjendave të avokatëve. Dhe prej asaj ditë besoj që do të jemi të themi pak më tepër, pak më shumë se sa që duhet. Për arsye se i kemi disa mundësi të kufize. Unë më pak, për kolege tjerë më tepër për zonjën Rozeta Hajdari, Lipovicës e këtë Garën. Ata kanë kufizime të jashtëzakonshme…”, ka thënë Halimi

Gjatë intervisës në FIVE, Halimi mbrojti figurën e klientit të tij, duke e prezantuar Muharremin si një biznesmen me histori të gjatë kontribuuese në Kosovë, madje edhe gjatë luftës.

“Ridvan Muahrremi është person i cili i pari e ka sjellë Samsungun në Kosovë, pas viteve 91-91. Ridvan Muharremi është një kontribuues shumë i madh i UÇK-së. Për këtë do t’i prezantojmë edhe të dhënat”, ka thënë Halimi”, ka shtuar Halimi.

Aktakuza e Prokurorisë ngarkon Muharremin me “ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa zyrtarët e MINT-it – ministren Hajdari, ish-zëvendëssekretarin Irfan Lipovica dhe drejtorin e Rezervave Shtetërore, Hafiz Gara, i akuzon për keqpërdorim detyre dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare gjatë vitit 2022, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej mbi 2.9 milionë euro./Periskopi/

Të ngjashme
Ja ku mund ta shikoni meçin Joshua v Prenga

Ja ku mund ta shikoni meçin Joshua v Prenga

Zelensky paralajmëron për sulm masiv rus ndaj Ukrainës brenda 48 orëve

Zelensky paralajmëron për sulm masiv rus ndaj Ukrainës brenda 48 orëve

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

“Indentiteti i ‘Lule Gjeli’ nuk është i panjohur për ne”, Kallxo.,com reagon për profilin e rremë dhe i përgjigjet Përparim Ramës

“Indentiteti i ‘Lule Gjeli’ nuk është i panjohur për ne”, Kallxo.,com reagon për profilin e rremë dhe i përgjigjet Përparim Ramës

Jakup Krasniqi flet nga Haga: Besoj te e vërteta, lufta jonë ishte e drejtë

Jakup Krasniqi flet nga Haga: Besoj te e vërteta, lufta jonë ishte e drejtë

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim

Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër

PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër

Ulutash: Amerika është kontribuesi kyç në KFOR për stabilitet e siguri të Kosovës e gjithë rajonit

Ulutash: Amerika është kontribuesi kyç në KFOR për stabilitet e siguri të Kosovës e gjithë rajonit

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore

Cakolli për profilet e rreme: Përdorin fjalor e i mbrojnë njerëzit e njejtë, vështirë të besohet që s’kanë sfond politik

Cakolli për profilet e rreme: Përdorin fjalor e i mbrojnë njerëzit e njejtë, vështirë të besohet që s’kanë sfond politik